Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Mal të Zi, fituese Lëvizja e Milatoviq dhe Spajiq

Sipas rezultateve preliminare në Malin e Zi, prej mbi 82 për qind të votave të numëruara ka fituar Lëvizja centralite “Tani Evropa“ e presidentit aktual të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Sipas rezultateve, kjo lëvizje është duke prirë me 25.6 për qiund të votave, menjëherë pason partia e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq, ka raportuar Vijesti.

Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 23.5 për qind, “Për të ardhmen e Malit të Zi” (NSD-DNP) 15.1 për qind, koalicioni mes Lëvizjes Ura të Dritan Abazoviqit dhe demokratëve të Aleksa Beçiq kanë fituar 12.3 për qind.

Numërimi i votave po vazhdon edhe më tutje në Malin e Zi.

Këto kanë zgjedhjet e para në Malin e Zi, të zhvilluara në një kohë ku Milo Gjukanoviq nuk ka pushtet.

Exit mobile version