Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Riformatohet qeveria e Malit të Zi – dy ministra prorus dhe tre ministra shqiptarë

Partia proruse, Fronti Demokratik (DF) dhe Partia Boshnjake (BS) kanë hyrë në Qeverinë e Malit të Zi, pasi Parlamenti votoi më 23 korrik për riformatizmin e ekzekutivit.

Me propozim të kryeministrit Milojko Spajiq, deputetët votuan për ndryshimin e përbërjes së Qeverisë së 44-të të Malit të Zi.

Me hyrjen e këtyre partive, Qeveria e Malit të Zi tani do të ketë 32 anëtarë – Qeveria më e madhe në historinë e shtetit, raporton vijesti.me.

Ministrat shqiptarë kanë ruajtur pozitat e tyre si dhe ministrat nga radhët e komuniteteve të tjera.

Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.

Partia proruse do të ketë dy poste të zëvendëspresidentit dhe do të udhëheqë dy ministri, ndërkaq partia boshnjake do të ketë një zëvendëspresident dhe pesë ministra.

Ministrat e rinj morën besimin e 53 deputetëve ndërsa njëri ka abstenuar. Gjithashtu 54 deputetët e pranishëm në Kuvend votuan për shkarkimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Andrej Miloviq. Këtë të fundit e ka zëvendësuar Bojan Bozoviq. /Telegrafi/

Exit mobile version