Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Rikthehet qarkullimi në aksin Pejë – Kullë – Rozhajë, me kufizime për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se, pas koordinimit me autoritetet e Malit të Zi, është rikthyer qarkullimi në aksin rrugor Pejë – PKK Kullë – Rozhajë dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit, kjo rrugë aktualisht është e kalueshme vetëm për automjete të vogla, ndërsa për automjetet transportuese (kamionë) vazhdon të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të ri.

Autoritetet bëjnë të ditur se për shkak të reshjeve të vazhdueshme, përdorimi i pajisjeve dimërore është i domosdoshëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Exit mobile version