Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Rikthimi i lobimit në Washington nga diaspora shqiptare (foto)

nga: Shaqir SALIHU

U rihapën dyert e Kongresit amerikan. Plisat e bardhë pushtuan edhe një herë korridoret e Kongresit. Bënë atë që dinë më së miri. Ndodhi një mrekulli. U rizgjua lobizmi shqiptar. Pa Amerikë nuk ka Shqipëri-Kosovë. Rikthehet tradita Noliane, fryma e patriotizmit shqiptar në Amerikë. Pa shqiptarët e Amerikës nuk ka as Shqipëri e as Kosovë.

“Mbahu nëno mos ki frikë
se ke djemtë në Amerikë”

Një pamje rreqethëse, një nostalgji e viteve 80-90, kulmi i veprimtarisë patriotike. Nuk më mori gjumi tërë natën e 29 Prillit sepse të nesërmen do të kthehesha edhe një herë 20 vjet mprapa. Sapo zbrita nga metroja në oborrin e Kongresit, Pamja e parë para syve të mi ishin autobusët me qindra shqiptarë nga New Yorku, New Jersey, Connecticut dhe pjesë të tjera të Amerikës që kishin zbukuruar edhe një herë Capitol Hillin me lule në këtë ditë të bukur e të freskët pranverore. Sytë m’u mbushën me lot. Vallë si qenka jeta… M’u kujtuan patriotët e dikurshëm si Luan Gashi, Jusuf Azemi, Abdyl Henci, Tako Bacaj e shumë, shumë të tjerë.

Disa herë kam bërë thirrje për t’u zgjuar nga gjumi edhe një herë sepse lufta jonë nuk ka përfunduar dhe nuk do të përfundojë kurrë për sa kohë kemi një Rusi të vogël në kufirin tonë verior. Një shtet terrorist. Një Serbi që ka krijuar shtet në trojet tona, një popull qyqar që nuk di të bëjë luftë si popujt e tjerë të botës, një popull i lig që në luftë vret fëmijë e pleq të pambrojtur e përdhunon gra dhe shtresën e pambrojtur. Këtë e bëjnë vetëm të ligët. Vetëm serbët. Dhe pasi kanë kryer gjithë ato masakra e përdhunime tash kanë nisur të lobojnë fort këtu në Amerikë. Thuhet se vetëm sivjet Serbia ka shpenzuar 30 milion dollarë, kurse ne u zgjuam pas një gjumi 20-vjeçar.

Nën moton “Krimet serbe të luftës nuk po ndëshkohen” kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, veterani Elliot Engel, miku i shqiptarëve, pikërisht në orën 10 të mëngjesit hapi dëgjimin e dëshmive. Salla ishte mbushur tashmë plot me shqiptarë nga të gjitha anët e Amerikës. Aty shkëlqente veprimtari shqiptar i lindur në Amerikë, asambleisti i New York, Mark Gjonaj, veprimtari i madh dhe motori i lobizmit shqiptar Harry Bajraktari. Veprimtarë të tjerë si Bora Balaj, Mrika Krasniqi, vëllezërit Fazli, Esad dhe Gazmend Gjonbalaj, patriotë të mëdhenj si Marijam Cubi, Bruno Selimaj, vajza e mikut tim të vjetër, Afrim Lubotenit, Jeta Luboteni, veprimtarë të Vatrës si Merita Bajraktari McCormack, Gjon Bucaj me djem me plisa të bardhë, gazetarë të televizionit Halil Mulaj dhe nga Zëri i Amerikës Keida Kostreci, Ilir Ikonomi e Kastriot Haxhiaj. Pata shumë emocione.

Në bankën e dëshmive ishin ulur dëshmitarë të përgatitur mirë për këtë ngjarje të madhe në këtë ndërtesë madhështore ku hartohen ligjet e botës. Ishin të pranishëm edhe stafi i Ambasadës së Kosovës në Washington. Ulur ishte Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës Atifte Jahjaga, heroina Vasfije Krasniqi Goodman, viktimë e përdhunimeve, Dr. Paul Williams, profesor në fakultetin juridik pranë Universitetit Amerikan këtu në Washington dhe Ilir Bytyçi, vëllai i të rënëve në luftën e Kosovës.

U zhvilluan komente, pyetje përgjigje të shumta në hollësi. Ilir Bytyçi gjatë seancës dëshmoi për ekzekutimin e tre vëllezërve të tij, Yllit, Agronit dhe Mehmetit, nga forcat e sigurimit shtetëror të Serbisë. Qartë përshkroi çdo detaj dhe artikuloi kërkesa konkrete dhe hapa që do të duhen ndërrmarrë në mënyrë që drejtësia të vihet në vend. Heroina, Vasfije Krasniqi Goodman gjatë dëshmisë së saj mbushi me lot të gjithë të pranishmit në sallë. I përshkroi përdhunimët e forcave serbe që ngjanin me veprime të shtazëve, por edhe shtazët kanë normat e tyre morale kurse serbët janë popull pa norma morale e etike. Patëm fatin e keq që ky popull barbar erdhi nga Karpatet dhe u ngul në tokat tona që nga shekulli i gjashtë.
Dr. Paul Williams tregoi për dështimet e shumta të drejtësisë dhe domosdoshmërinë për të sigurar drejtësi për krimet kundër njerëzimit, të planifikuara dhe ekzekutuara nga regjimi i Millosheviçit.
Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi se si ende nuk ka drejtësi për afër një milion shqiptarë që u larguan nga Kosova me dhunë me qëllim të spastrimit etnik, mbi 13,000 persona të vrarë (duke përfshi 1,230 fëmijë nën 18 vjeç), mbi 1,600 të zhdukur, dhe afërsisht 20,000 gra dhe burra të dhunuar.

Në orën 3 pasdite shqiptarët u grumbulluan para ambasadës së Serbisë në Rrugën Winsconsin në kryeqytetin amerikan. Aty shqiptarët bënë atë çfarë bëjnë më së miri. Asambleisti Mark Gjonaj iu drejtua të pranishmëve me mesazhin e qartë për kriminelët serbë. “Duam drejtësi, drejtësinë e duan TANI. Serbia nuk ka dënuar asnjë kriminel të luftës në Kosovë, kurse Kosova ka krijuar gjykata të veçanta për të gjykuar çdo krim që UÇK mund të ketë kryer ndaj popullatës serbe.” Ai shtoi se asnjë drejtësi nuk u është bërë viktimave të krimeve serbe. “Asnjë shtet në Evropë nuk i dënon krimet serbe. Fatkeqësisht Serbia ende përkëdhelet nga Evropa e madje kërkon të futet në Bashkimin Evropian. Nuk e kuptoj çfarë i duhen kriminelet serbë Evropës, një spiune e Vlladimir Putinit.”
Aty folën shumë patriotë të tjerë. “Dilni jashtë ju kriminelë mesjetarë, çfarë jeni fshehur aty, ju jeni të ligj, ju vrisni fëmijë, nuk dini se si bëhen lutërat”, ishin disa ndër thirrjet e folësve. Të gjithë kërkuan drejtësi për krimet e forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe në Kosovë. Brohoritje dhe fjalime të shumta pasuan për dy orë me radhë. Në orën 5 pasdite, patriotët shqiptarë hipën nëpër autobusë të shumtë dhe u nisën për në New York.

Kështu përfundoi një ngjarje e madhe patriotike, një fillim i ri që nga 30 prilli 2019 do të vazhdojë derisa të ndëshkohet Serbia për krimet që ka bërë në Kosovë.

Exit mobile version