Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Rrënohet kisha serbe e ndërtuar ilegalisht në tokën e një familje boshnjake (VIDEO)

Kisha Ortodokse Serbe, që ndodhej në pjesën e quajtur Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë, u bë copë e grimë këtë të shtunë.

Kjo për shkak se në pronë të disa grave myslimane kisha u ndërtua ilegalisht para më shumë se dy dekadash.

Serbët e ngritën objektin fetar në hapësirën ku jetonin myslimanët të cilët i dëbuan në Srebrenicë, ku bashkëshortin e pronares së shtëpisë Fatma Orloviq dhe 20 boshnjakë të tjerë i vranë.

Gruaja që u kthye pas si e mbijetuar nisi procedurat gjyqësore për rrënimin e objektit, sagë e cila zgjati që nga viti 2000 deri më 2019 kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut urdhëroi shembjen e saj.

Veprimi i së shtunës u pa si fitore për tërë Bosnjen, përveç për familjarët e ngushtë të Fatma Orloviqit, ndërkohë që i tërë ky rajon vazhdon të kontrollohet nga serbët që pas luftës së fundit në Bosnje.

Exit mobile version