Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Rreth 300 mijë euro donacione për Malësinë

Që kur Komuna e Tuzi është karantinuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, donacionet nga ata që duan të ndihmojnë popullin e Malësisë kanë qenë të mëdha.

Deri pasditen e djeshme situata sa i përket doancioneve duket kështu:

– 171,258 euro

– 91,500 dollarë

– 50,000 euro dhuruar nga kryeqyteti

Kanë dhuruar kompani, individë si dhe diaspora.

Kryetari Nik Gjeloshaj i tha CdM se 75 përqind e totalit, duke mos llogaritur donacionin nga kryeqyteti, janë nga diaspora,

Gjeloshaj falënderoi të gjithë ata që dhuruan dhe kështu ndihmuan qytetarët e Malësisë në një situatë ku ata po luftojnë me koronavirusin.

Exit mobile version