Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Rritet rrezikshmëria nga përhapja e koronavirusit në Mal të Zi

Rreziku nga përhapja e koronavirusit në Mal të Zi është i lartë, në krahasim me rrezik të moderuar që ishte deri tani, ka njoftuar ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq gjatë mbledhjes së Trupit koordinues për menaxhimin e situatës së krijuar nga kjo sëmundje. Deri tek ky ndryshim ka ardhur për arsye të shtrirjes së kësaj sëmundjeje në vende me të cilat Mali i Zi ka lidhje frekuente të komunkacionit, si në Itali,Maqedoni të Veriut apo Kroaci, por edhe në vende të tjera të Evropës. Ministri siguroi se nuk ka nevojë për panik dhe se institucionet e vendit i kanë marrë të gjitha masat që të menaxhojnë situatën edhe në rast të shfaqjes së sëmundjes në Mal të Zi.  

Exit mobile version