Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e Presidenti i saj Nazar Mehmeti përcjellin urimet për institucionet e reja të Kosovës

Rrjeti Global i Bizneseve tëDiasporës Shqiptare i shtrirë në 25 shtete tëbotës e me qendër kryesore në SHBA, dhePresidenti i saj, z.Nazar Mehmeti, e uronKosovën për themelimin e institucioneve të sajpas Zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

​Ky urim shkon për Z. Albin Kurti, me rastin e zgjedhjes së Tij –Kryeministër i Republikëssë Kosovës dhe të Qeverisë së tij të re “Kurti2”.

​Ky urim i përcillet dhe Znj. Vjosa Osmani përzgjedhjen e saj Presidente e Republikëssë Kosovës.

​Ky urim i drejtohet dhe Kryetarit të ritë Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

​Rrjeti Global i Bizneseve tëDiasporës Shqiptare e Presidenti i saj z. NazarMehmeti shprehin besimin e plotë se institucionet e reja të Kosovës, do të punojnëtë përkushtuar për shtetësinë e Kosovës, integrimet euro–atlantike të saj, zhvillimin nënivele të reja të ekonomisë e kulturës, sigurisëe mbrojtjes, të shëndetësisë e arsimit nëKosovë, për rritjen e klimës së mirë përbizneset e investimet e Diasporës në Kosovë.

Exit mobile version