Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Sa mjete shpërndau Fondi për Pakica i Malit të Zi për vitin 2019: Kush janë përfituesit

Fondi për Pakica i Malit të Zi është institucion i themeluar nga Parlamenti i Malit të Zi dhe Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008 .Bazuar në aktvendim dhe normat ligjore të themelimit të ti, shteti i Malit të Zi obligohet që për këtë fond të ndaj nga 0.15% nga buxheti shtetëror i Malit të Zi si dhe mjete të tjera të nevojshme  për mbarëvajtjen dhe funksionimin e këtij fondi.

Vitin e kaluar portali ynë “Plava e Gucia Sot” ka  sjellë informacione të detajuara për përftuesit dhe aplikuesit në këtë fond, informacione këto që janë transparente e publike për të gjithë të interesuarit në faqen zyrtare të këtij  fondi. Është mirë që të përfitohet nga ky fond, sepse edhe dedikimi dhe vetë ekzistimi i këtij fondi është  në funksion të pakicave,  gjegjësisht të komuniteteve apo grupeve etnike  në Mal te Zi. Aplikuesit qe konkurrojnë te ky fond duhet ta kuptojnë se ky fond nuk është fond i solidaritetit për raste sociale, por është krijuar në funksion të përfitimit të pakicave me projekte të tyre në të mirë të shoqërisë dhe vetë egzistimit të tyre në Mal të Zi.

Vlen të përmendet se gjersa vitin e kaluar përfituesit shqiptar nga ky fond nga Plavë Gucia dhe trevat shqiptare në Mal të Zi ishin  një numër individesh gjegjësisht shoqatash , këtë vit  përfitues nga treva e jonë Plavë Gucia  ishte vetëm një institucion, respektivisht një portal i panjohur për redaksinë tonë i cili kishte aplikuar  me këtë titull “Web -portali i krahinës së Plavës dhe Gucisë” mban numrin rendor 71 dhe ka përfituar  5500.00  euro. Na mbetet te  shpresojmë që ndoshta edhe mund te ekzistoj ndokund dhe të jetë në interesin e plave-guciasve pamëdyshje. Vlen të theksohet se edhe viteve paraprake ky portal i dyshimtë me emërtim “Web -portali i krahinës së Plavës dhe Gucisë”   ka qenë aplikues dhe përfitues nga Fondi për Pakica i Malit të Zi. Duhet cekur se në posedojmë dokumente të pronësisë të disa shoqatave shqiptare pseudoaktive dhe fiktive nga Plavë Gucia që vjelin për kohë të gjatë mjete financiare kinse për interesin e përgjithshëm.

MJETET E SHPERNDARA PER VITIN 2019: Kliko ne link

http://www.fzm.me/v/images/pdf/Odluka%20o%20%20I%20%20raspodjeli%20sredstava%20Fonda%20za%202019%20godinu.pdf?fbclid=IwAR3XGd4qPA4hJcLmKXuarh9s5riuzpjwdHFWWYSvdk8MoWwuObSKrjeVRt8

LISTA E PLOT E TE GJITHE APLIKUESVE PER VITIN 2019 kliko ne link

http://www.fzm.me/v/images/pdf/LISTA%20PRISTIGLIH%20PROJEKATA%20NA%20JAVNOM%20KONKURSU%20ZA%20I%20(PRVU)%20RASPODJELU%20SREDSTAVA%20ZA%202019.%20GOD..pdf

VENDIMI PER THEMELIMIN E FONDIT NE VITIN 2008: Kliko ne link

http://www.fzm.me/a/images/Odluka-osnivanju-fonda.pdf

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version