Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Sekuestrohen 65 kilogramë marijuanë nga policia malazeze në Tuz

65 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia malazeze në Tuz dhe që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Në pranga kanë rënë dy të rinj, 27-vjeçari A.D. dhe 23-vjeçari I.D. Droga është gjetur në dy automjete, një tip “Skoda” dhe një “Renault” të drejtuar respektivisht nga A.D. dhe ID. Të dy automjetet ishin ne targa të Podgoricës.

“Nga kontrolli i kamionit, policia gjeti dy çanta të mëdha dhe një thes me 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë. Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte kontrabandë nga territori i Republikës të Shqipërisë në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

A.D. dhe I.D. janë arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Exit mobile version