Ahmet Beqiri, nga Presheva refuzohet të pranohet në Policin Serbe, përkundër kualifikimit profesional, ku ka përfunduar studimet në Master Shkencor dhe specializimin në Akademinë e Kriminalistikës në Beograd.
Ky rast më së miri tregon,se i riu shqiptarë nga Presheva, nuk pranohet edhe pse me kualifikime më të larta, mundë të udhëheqë edhe stacionin e Policisë në Preshevë.
Demotivim, për të mbytur vullneti e shfaqur për punë, këtij të riu nuk i mbetët tjetër vetëm të migroj, sepse ka diskriminim gjithëandej.
Kur kësaj i shtojm diskriminimi në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.
Ahmet Beqiri, i riu shqiptarë nga Presheva, u refuzua vetëm pse është shqiptarë, kur për këso kuadro ka nevoj çdo shtet.
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në të gjitha segmentet e shtetit jemi me përfaqësim në disproporcion me përqindjen e popullësisë së këtyre komunave.
Apeloj publikisht që liderët institucional të Shqipërisë dhe Kosovës, duke përfshi edhe Parlamentin e Qeverin e Shqipërisë dhe Kosovës, të reagojn lidhur me rastin e Ahmet Beqirit, nga Presheva dhe intezitetin në rritje të diskriminimit në Luginën e Preshevës.
© Refik Hasani