Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë nga koha e Shemso Ferrit ashtu se si i themi ne në Plave Guci apo koha e Shqipnisë, emri i ti është prezent sot në Prishtinë. Një rrugë e kryeqytetit- Prishtinës në lagjen Veternik bart emrin e tij për të nderuar jetën dhe veprën e atdhetarit të Ferrajve, Shemso Ferrit.
Plava dhe Gucia me nostalgji kujtojnë këtë kohë sepse koha e tij kishte ringjallë shpresat që kjo trevë shqiptare do i bashkohet trungut të atdheut të cunguar.
Shemso Ferri ka qenë nipi i Jakupit, respektivisht i biri i Agan (Jakup) Ferrit.
Shemso Ferri ishte prefekt i Plavës gjate luftës II Botërore dhe ishte vrarë në Shqipëri nga regjimi komunist.
Rruga e pagëzuar me emër të tij gjendet në pjesën e re të Prishtinës ndërkaq eshtrat e këtij atdhetari të madh të Plave Gucisë prehën në varrezat e Tiranës.
(në foto Prof Dr. Naser në rrugën Shemso Ferri në Veternik të Prishtinës, më 9 Maj 2018)