Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shënohet rekord i zi, në Mal të Zi 18 humbje jete brenda një ditë

Laboratorët e institutit për shëndetin publik të Malit të Zi dhe laboratret tjera publike dhe private të cilat merren me diagonostifikimin e korona virusit të ri gjatë 24 orëve të fundit kanë përfunduar analizat dhe Institutit ia kanë dorëzuar rezultatet për 1313 mostra në koronavirus, prej të cilëve 417 kanë rezultuar pozitiv. Siç shkruan rtcg, deri sot në ora 15 këtij instituti i janë vërtetuar edhe 18 raste të vdekjeve, si pasojë e infektimit me Covid 19.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me virusin Covid në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë është 1085. Deri sot në ora 15 po ashtu është konfirmuar edhe shërimi i 492 pacientëve. Duke pasur parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid- 19 në Mal të Zi është 8969. Prej fillimit të epidemisë , në mars të vitit të kaluar , numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimeve me virusin korona në Mal të Zi është 80 mijë e 191 person. Në Qendrën klinike të Malit të Zi 65 pacientë të infektuar me koronavirus , janë në rrezik për jetën, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Siç theksohet, në këtë Qendër klinike aktualisht janë duke u trajtuar 65 pacientë me infeksionin e Covid-19.

Exit mobile version