Tentimi për shkatërrimin e saj dhe aferat korruptive qe ndërlidhen me fatin e Kripores se Ulqinit
Ju lutem te merrmi pjesë me rastin shfaqjes së filmit dokumentar “The Saline” (Kriporja): Është ky një bashkëprodhim i Qendrës për Gazetari Hulumtuese të Malit të Zi (CIN-CG) dhe TV te pavarur Vijesti, pasuar me pastaj me një diskutim te hapur me publikun e pranishëm me njërën nga gazetaret me te shquara te këtij emisioni dhe gazetarisë hulumtuese ne Male te Zi znj, Milka Tadiq Mijoviq.
KRIPORJA: Në Net paralajmëron nivelin e lart te korrupsionit gjate procesit te privatizimit, proces ky që kërcënon të shkatërrojë një nga habitatet më të rëndësishme të shpendëve në Evropë siç është Kriporja e Ulqinit.
Kriporja e Ulqini ishte gjat kohës se funksionimit te saj, edhe një burime jete për qindra familje ulqinake qe ishin te punësuara ne te dhe për kohe te gjet një kantier i madh pune ku prodhohej krip e cilësisë se lart dhe njëkohësish ndërmarrje profitabile.
Përshtatshmëria e Kripores se Ulqinit si një habitat për zogjtë shtegtarë në fakt mvaret nga prodhimi i kripës së përpunuar nga faktori njeri, ambienti i kripores dhe për rreth saj mban ujërat e pasura me lëndë ushqyese që shërbejnë si tokë pjellore për shumë gjallesa të shpezëve ne këto anë. Ky dokumentar hulumton shqetësimet ekonomike dhe ekologjike që rrezikojnë këtë fortesë jetike të biodiversitetit.
Takimi është i hapur për publik dhe mbahet me datën 27 Mars 2018 duke filluar ne ora 6:30 ne Columbia University Harriman Institute Atrium, 12th Floor International Affairs Building (420 W 118th St)
/Plava e Gucia Sot