Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Malit të Zi

Kuvendi i Malit të Zi në seancën e jashtëzakonshme sonte miratoi propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq.

43 deputetë të koalicionit “Zi mbi Bardhë” dhe opozita votuan për shkarkimin e Beçiq.

Deputetët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe “Paqja është kombi ynë” ishin kundër, nuk pati asnjë abstenim.

Beçiq, i cili abstenoi gjatë votimit, u zgjodh kryetar i Kuvendit më 23 shtator 2020.

Deri në zgjedhjen e pasuesit të Beçiq, detyrën e kryetarit të Kuvendit do ta ushtrojë Strahinja Bulajiq, nënkryetar dhe përfaqësues i klubit më të madh të deputetëve, transmeton RTCG.

Exit mobile version