Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shkarkohet Musa Gjoka redaktor i Programit të pakicave në RTMZ

Gazetari nga Malësia, Musa Gjoka, ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra e redaktorit të Programit të pakicave në RTMZ, pa asnjë paralajmërim as sqarim nga ana e drejtorit të përgjithshëm.

Lexo njoftimin e plotë:

Kohëve të fundit më kan pyetur disa miqë pse më nuk figuron emri yt në mbyllje të emisioneve që tarnsmetohen nga Programi i pakicave në TVMZ?!
Në lidhje me këtë situatë dua që tju njoftojë. 
Para dy muajësh drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit publikë më shkarkojë nga detyra e redaktorit të Programit të pakicave në Televizion publikë. Këtë vendim ma tha pa kurrfar elaborimi paraprak për ndonjë parregullsi në punë apo diçka të ngjashëm, madje më spostoj në mediumin tjetër, në radio ku vazhdoj të punojë si gazetar. 
Për këtë vendim ( padrejtësi) njoftova Këshillin kombëtar, Partitë relevante politike shqiptare, Shoqata të intelektualëve e individë dhe nuk kishte asnjë reagim publikë! 
Prej themelimit të 3 mediumeve publike; Redaksisë së Radios para 60, Redaksisë së TV para 24, dhe Kohës Javore para 20 vjet unë jamë redaktori i parë i shkarkuar pas katër vitesh në detyrë. Disa kolegë të mi nga ky dhe pozicione të ngjashme udhëhqëse janë pensionuar e disa së shpejti, pra këto pozita i kanë mbuluar me dhjetra vjet. 
Kjo vetëm si krahasim e sqarim!
Mendojë se arsyet ( mëkatet) për t më shkarkuar ishin:
– pas një debati, gjegjësisht fërkimi që drejtori kishte me një nga kolegët e mi unë qëndrova krah kolegut sepse ishte në të drejt.
– pas përpjekjes për ta kaluar emisionin e Lajmeve në Program parlamentar unë e alarmova opinionin e gjerë dhe u detyruan të heqin dorë nga ai qëllim, dhe
– tendencat e disa grupacioneve për të pasur ndikim politik në redaktim. 
Pra, këto janë “mëkatet” që më përshkruhen mua!
Prej atëherë situata në dy programe të pakicave, gjegjësisht redaksi në gjuhën shqipe është duke degraduar. 
– Ambientet për punë me kombinime ( krahishtime, fjalë malsorçe) të fundit janë shumë më të papërshtatshme, bile jemi të getoizuar. 
– Emisioni i Lajmeve të dielave është hequr,
– Lajmet ditore që më par fillonin fiks në ora 15 tani transmetohen para orës në fjalë dhe zgjasin varsisht nga kohëzgjatja e emisioneve paraprake prej 7 deri në 9 min. 
– Në sistematizimin që parashihet të bëhet së shpejti me mjeshtri do të unifikohen dy programe dhe do të reduktohen vendet e pune. Ndërsa
– Për premtime të zgjerimit të emisionit dhe punësimeve të reja që duhet të jenë të domosdoshme deri tani si ajo thënja “ fjalët e bukura e gurët në strajcë”!
Pjesa që ka të bëjë me fatin e këtyre dy programeve duhet të jetë shkak për tu interesuar subjektet tona politike dhe shoqërore. 
Kurse, sa më përket mua personalisht, profesionin e gazetarit do të vazhdojë ta kryej me dinitet brenda aftësive që posedoj. 
Për 24 vite të ushtrimit të këti profesioni kam konsideruar se për të qenë profesionist duhet shmangur angazhimeve partiake, çka edhe kam bërë. Tani kur shoh se këto principe shkelen në mënyrë flagrante më haper mundësi për angazhime të ardhshme eventuale!

Exit mobile version