STATEN ISLAND NY : Mbrëmë në lokalin ”The Road House” në Clove Rd., në qytetin Staten Island – New York, është mbajtur një fushat për ngritjen e fondeve financiare, për “closed” blerjen e truallit për projektin e Qendrës Kulturore Shqiptare,”Albanian Club” në Midland Avenue, SI.
Dhjetra anëtar të Shoqatës “Ana e Malit”, activist e biznesmen, kryesisht nga Ana e Malit, Ulqini, dhe Kraja, por edhe kontribues nga Kosova, Shkodra e Vuthaj, kontribuan me shuma të mëdha për projektin e Shoqatës “Ana e Malit”, duke mbledhur shumën e përgjithshme me 510 mijë dollar, nga këto donacion 210 mijë dollar, dhe borxh pa afat e interes 300 mijë dollar.
Në këtë fushat, kontribues për tu veçuar janë : Sabri Gjoni, 10000 dollar, + 100 mijë dollar borxh pa afat dhe pa interes, Nail Çapriqi, 10 mijë dollar + 100 mijë borxh, si dhe një kontribut per ndërtimin e çatisë nëpërmjet kompanisë së tij, “Benjamin”, dhe Zamir Vejuka, 100 mijë dollar borxh, pa afat dhe pa interes.
Hamdi, Çapriqi, Bari Ceka, Dino Nela ishin me nga 15 mijë dollar kontribut.
Kurse, Ali Kurti,Iso Çapriqi me 10 mijë dollar.
Ndërkohë, donator me 5000 dollar, ishin Miradin Gjoni, Smail Demiri, Bilal Demiri, Selatin Tula, Ramo Dabi,Shoqata “Kraja”, Daut Gjoni, Safet Llola, Amir Suka me 4 mijë dollar.
Njëkohësisht, në fushat janë përfshirë disa kontribues vullnetar për të bërë ndërtimin e objektit, duke filluar nga demolimi, systemin elektrik,tubacionin e ujrave(plumber), si dhe dyert e dritaret.
Darkën në lokalin ”The Road House”, e sponsorizuan dy biznesmen partner të suksesshëm Lemo Goga dhe Safet Tahiri, ndërsa e moderoi kryetari i Shoqatës “Ana e Malit” Safet Llola.
Diskutuan dhe përshëndetën inisiativën për ngritjen e Qendrës Kulturore Shqiptare,”Albanian Club” në Midland Avenue, SI, Jordan Hafizi, Mirsad Cuca, Safet Llola, Sabri Gjoni, Cafo Boga, Mirsad Kovaçi, Hysen Ulaj, dhe Ismet Kurti.
“Është, kënaqësi të jem para jush sonte këtu, por njëkohësisht është edhe emocionuese”, tha kryetari i shoqatës, Safet Llola, duke shtuar se këtë mbrëmje e ndante në dy pjesë ku sicila prej tyre, tha ai ka rolin e veçantë, ka lidhshmërinë e saj me aktivitetin.
“E para lidhet direct me kontributin tuaj për vend-lindjen që dhatë dhe bëtë edhe gjatë vitit më të vështirë të pandemisë, kurse e dyta, kontributi i juaj që po e bëni për brezat e rinjë, fëmijët tanë, neve dhe gjeneratat që do të vijnë këtu ku erdhëm në të gjithë, pra në Amerikë”, tha duke hapur tubimin Llola..
Ai kontributin për mbledhjen e ndihmave financiare për ngritjen e një qendre shqiptare në qytetin e Staten Island, ku jetojnë më shumë se 1500 familje vetëm nga Ana e Malit, e qujati një kontribut për të gjithë fëmijët, të rinjët e të rejat e komunitetit, por edhe për vet anamalasit e gjeneratat që do të vijnë në Amerikë.
“Pa as dyshimin më të vogël, nuk mendojë që asnjeri prej nesh nuk do të pendohemi, për kundrazi në të ardhmen do të na duket se pak kemi bërë, mbase ky Projekt që po ua prezantojmë sonte, ka vetëm vlera e kurrësesi se po “humbasim” diçka,” u shpreh kryetari i shoqatës, Safet Llola.
“Në realitet neve bashkë, po mundohemi ta shëndrrojmë në vepër, idenë të cilën Shoqata “Ana e Malit” e ka nisur qysh në krijimin e saj, por ja që asnjë herë si krijuam nga qe edhe kushtet për ta realizuar atë munguan. Por, falë Zotit dhe shëndetit tuaj të mirë, pothuajse të gjithë qendrojmë pak a shumë shumë mirë ekonomikisht ( me shtëpi milionshe), atëhere pse ne të gjithë bashkë mos ta kemi një qender kulturore, për të gjithë ne, pikërisht kur shohim rreth e rrotull nesh komunitete të tjera , që i kanë ato, të cilat ne i marrim si shembuj se sa të organizuar janë ato, por , nuk bëjmë pyetjen “Pse, ne a nuk mund të jemi si ata?”.
Kryetari i shoqatës, po ashtu shprehu besimin në atë që ai e quajti ëndrrën e hershme të anamalasve në Amerikë,që kjo project-ide, më në fund do të bëhet realitet.
Ngase, tha ai : “Ne si popull asnjëhere si kemi pasur punët më mire sesa sotë. I kemi mire sepse, jemi vetëdijësuar më shumë si rezultat i pavarësisë së Kosovës, lirisë dhe të drejtave që kemi fituar, në trojet tona, arritjeve dhe arsimimit më të gjërë.”
Mirsad Cuca, mbasi e vlersojë si të jashtëzakonshëm kontributin ndër vite të komunitetit, përfshirë anamalasit, theksojë se kjo ndërtesë do të jetë edhe si qender e lidhjeve jetësore të fëmijve tanë.
“ Fëmijët do të kalojnë më shumë kohë, duke u njohur me njeri tjetrin, nga se do të kenë një qender shqiptare, ku ata do të mbledhen e argëtohen së bashku, marrin kulturën, traditën dhe mësimin tonë.” tha ai.
Duke u përfshirë në diskutim avokati Sabri Gjoni, tha se : “Për nga rëndësia e madhe që ka ky object, në komunitetin tonë me rreth 2 mijë shtëpi, në Staten Island nga Ana e Malit, dhe Ulqini, për të ndërtuar vetëm një “shtëpi”, që kushton afro gjysmë million dollar, dhe një “shtëpi” që na bashkon të gjithëve, mendojë se nuk është aspak ndonjë shumë e madhe, dhe e vështir për tu ndërtuar objekti”.
Ai tha se duke pare kontributin dhe aktivitetin e Shoqatës Ana e Malit, për afro tre dekada, ne të gjithë kemi përse të jemi krenar dhe të mburremi për gjithçka kemi bërë, jo vetëm për Anën e Malit, por kudo her edhe për çështjen kombëtare sa her është dashur të kontribojmë edhe si individ edhe si shoqatë në komunitetin shqiptar.
“Anamalasit kan treguar më shumë dinjitet dhe organizim, madje ndoshta edhe më shumë se çdo shoqat dhe organizat tjetër në komunitet,” u shpreh avokati Gjoni, duke vënë në pah realtetin e pikasur për këtë vlerësim edhe nga shtypi shqiptar në komuntetin tonë, për Shoqatën “ Ana e Malit”.
Aktivisti i hershëm i komunitetit, Cafo Boga, ndërtimin e këtij objekti e quajti realizmin e ëndrrës së kahershme të Shoqatës “ Ana e Malit”, qysh në 1994, ku edhe u krijua kjo shoqatë.
“Kur nën obrellën e diasporës qysh nga fillimi dhe atëhere kur kushtet ekonomike nuk i kemi pasë si sot, ka qenë ajo që gjithëherë, ne kemi menduar për vendlindjen tonë, duke grumbulluar të holla të cilat i kan ndihmuar vendlidjes.Duke filluar nga familjet e tona, dhe deri te projekte të ndryshme në vendlindje”,
Po ashtu, tha Boga, “ nuk është e rastit që Ana e Malit dhe Ulqini është në një gjendje ekonomike më të mire, sepse ndihma e jonë nga diaspora, i ka ndihmuar shumë, dhe po i ndhmon edhe sot, gjë që është ndihmë e madhe kur edhe 15 përqind e buxhetit të Malit të zi,rrjedh po nga kontributet që diaspora ia dërgon vendlindjes në Mal të zi.
Në fund aktivisti Cafo Boga, dorzojë një “Fletfalenderim” nga IP-SHF “Bedri Elezaga” Katerkollë, dhënë Diasporës të Anës së Malit në Amerikë, për kontributin e dhënë në ndërtimin e godinës së shkollës në Sukubinë.
Beqir Sina, NY