Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shoqata ”Kraja” në SHBA ndan bursa për studentët në vendlindje

Shoqata ”Kraja” në SHBA edhe këtë vit ndau bursa për studentët në vendlindje.

”Urime të gjithë studentëve që aplikuan dhe morën ndihmë financiare nga Shoqata Kraja. Ne jemi krenarë që mbështesim studentët tanë dhe rrugëtimin e tyre drejt majeve të arsimit. Ne gjithmonë do të përpiqemi t’u ofrojmë ndihmë atyre që vlerësojnë arsimin dhe vendosin synime më të larta. Një falenderim i madh për komunitetin tonë që na përkrah dhe na bën të mundur të mbështesim studentët tanë!”, kështu thuhet në një njoftim të kësaj shoqate, transmeton Ulqini Online.

Të gjithë studentëve përfitues ju urojmë suksese të pafundme, përfundon njoftimi.

Exit mobile version