Site icon PLAVA E GUCIA SOT

SHOQATA RINORE “SHOKË KLASE PËRGJITHMONË” PRANON NJË DONACION NË SHUMË TË $3000.00

New York 17 shkurt 2018

Duke mos harruar bankat shkollore dhe duke par rolin fisnik të shoqatës “Shokë Klase Përgjithmonë” veprimtari i mirënjohur plave-gucias Gjovalin Nikçi para ca ditëve filloj një aksion online për të përkrahur këtë shoqatë rinore që vepron në diasporën tonë që disa vite. Nga ky aksion Gjovalini arriti tuboj saktësisht $3011.74
Me këtë rast fituesi gjegjësisht donatori i përzgjedhur fito një monedhe argjendi e prodhuar në vitin 1968 me rastin 500 vjetorit jubilar të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbut përkatësisht sot 550 Vjetorit pavdekësisë së ti.
Fituesi fatlum i kësaj monedhe argjendi ishte zt Adem Elezi ndërkaq fituesin përmes lotarisë e përzgjodhi kryetari i Vatrës zt Dritan Mishto dhe artisti Fredrik Ndoci.
Dhurimi mjeteve të tubuara dhe ndarja e çmimeve fituese të lotarisë në kuadër të këtij aksioni u bë sot me datën 17 shkurt 2018 dhe at drejtpërdrejt nga selia e Organizatës pan shqiptare Vatra, në New York.
Ky aksion u bashkërendua për të nderuar dhe njëkohësisht festuar edhe 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Esad Gjonbalaj

Exit mobile version