Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shoqatat nga diaspora ndihmojnë Malësinë, me mijëra dollarë

DCIM100MEDIADJI_0007.JPG

Shoqatat Malësia e Madhe nga NY , Shoqata “Koja” nga SHBA, Shoqata Malësia e Madhe nga Miçigani, dhe Fondit Humanitar “Trieshi”   ndihmojnë Malësinë, me mijëra dollarë amerikan.

Njoftimet per ndihmat nga diaspora i ke bërë të ditur kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj:

Sapo mora këtë mesazh nga diaspora, nga Nikollë Junçaj, kryetar i shoqatës Malësia e Madhe:

I nderuari kryetar , te nderuar vullnetare , motra dhe vëllezër , banore te komunës se Tuzit-Malësi. Jemi tepër te shqetësuar për situatën qe po kalon vendlindja jone , Malësia këto dite.

Aq sa jemi te brengosur , aq jemi edhe optimiste se kete situate te shkaktuar nga COVID 19 do ta kalojme shpejt dhe pa pasoja te medha .

Vetëm kujdes , durim , besim dhe mirëkuptim .

Shoqata MM , NY ndan $25000 ( 25 mije ) dollarë si ndihme e vogël emergjente

për nevojat e Malësisë .

Këshilli Drejtues i Shoqatës Malësia e Madhe NY

_________________________________________

Kryetari i shoqatës “Koja” nga SHBA, Marash Nucullaj sapo më njoftoi se kjo shoqatë ka ndarë $10000 dollarë amerikan, për të ndihmuar komunën tonë.

Ata në këtë mënyrë dëshmojnë se janë gjithherë pranë nesh e sidomos në rastet e nevojshme siç është edhe situata aktuale.

Në emrin tim si kryetar i komunës dhe të gjithë banorëve tonë, falënderoj shoqatën “Koja” për kontributin e madh për vendlindjen.

—————————————————————-

Kryetari i shoqatës “Malësia e madhe” nga SHBA-Michigan, Ruzhdi Gjokaj më njoftoi se edhe kjo shoqatë ka ndarë ndihmë financiare prej 25000 dollarë amerikan për bashkëvendësit tonë.

Falënderoj kryetarin Gjokaj dhe shoqatën për punën e tyre të palodhshme për të ndihmuar bashkëvendësit e vetë, sidomos në situatën e vështirë siç është aktualisht në komunën tonë.

________________________________________________

Posa më njoftoi përfaqësuesi i fondit humanitar “Trieshi” Kolë Z. Cacaj nga New Yorku, që edhe ata duke bashkëndierë me bashkëvendësit në vendlindje kanë grumbulluar një donacion prej 5000 dollar amerikan, duke ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ndihma juaj për vendlindjen vazhdon përjetësisht përmes veprave të shumta në gjithë trevën e Malësisë.

Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj human në këto momente të vështira duke qëndruar pranë vendlindjes.

Sinqerisht,

Nik Gjeloshaj

Exit mobile version