Prof.dr. Naser FERRI
Pas rënies të heroit mbarëkombëtar – Jakup Ferrit në Betejen e Nokshiqit amanetin e tij per mbrojtjen e Shqiptarisë ne Plavë e Guci e kishin vazhduar 5 djemtë e tij (Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani e Emini) nën udhëheqjen e Hasanit i cili kishte marre pjese ne Betejen e Nokshiqit dhe e kishte organizuar dhe udhëhequr mbrojtjen e trojeve shqiptare në vitet 1892(ngritja e kullës në Çakorr), 1904, 1909-1912, 1913, 1916-1918, (kishte qenë një nga udhëheqësit e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës), dhe më 1919 pas disfatës dhe tërheqjes së Austro-Hungarisë ( 1918) e deri më 1924 kur në Shqipëri kishte ardh në pushtet mbreti Ahmet Zogu I, i cili e kishte përsekutuar Hasan Ferrin dhe ky ishte detyruar të shpërngulet në Mitrovicë, ku në ndërkohë ishte shpëngulur një pjesë e Ferrajve, e prej aty në Stamboll.
Ne Mitrovicë kishte mbetur vëllai i Hasanit Omeri, pasardhësit e të cilit sot jetojne ne Mitrovicë, Pejë e Prishtinë por edhe jashtë Kosovës, ndërsa në Shkodër kishte mbetur i vellai Mehmedi-Medi ndërsa Agani e Emini ishin vrarë ne luftë kundër Mait të Zi e Sërbisë.
Pas Luftës së II Botërore nga Shqipëria në Prishtinë janë shpërngulur edhe nipat e Hasanit (Rexhep Ferri me familje, kurse babai i Rexhepit Shabani dhe vellai Muharremi kishin mbetur ne Durres) dhe të Aganit (bijtë e Shemsi Ferrit).
Për shkak të natyrës luftarake dhe të mospajtimeve me padrejtësi ngado që ajo vinte, sot pasardhësit e Jakup Ferrit jetojnë të shpërndarë në Durrës, Tiranë, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Stamboll, Mynih, Amsterdam e gjetkë.
Foto 1: Omer (Jakup) Ferri (gjyshi im) ne Plavë, ne vitin 1901.
Foto 2:Tre nga shtatë bijtë e Omer Ferrit të lindur në Mitrovicë, nga e majta:Mexhiti, Qemali (babai im) dhe Fetahu
Mitrovicë, viti 1943.

