Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shqipëria dhe Mali i Zi do hapin edhe një vendkalim kufitar: Cemi i Trieshit- Grabon hapet kah fundi i korrikut

Në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi më 25 qershor 2021 është mbajtur takimi i komisioneve për kufi të Malit të Zi e të Shqipërisë.Në këtë takim janë diskutuar çështjet aktuale të bashkëpunimit lidhur me kufirin dhe janë shkëmbyer mendimet që kanë të bëjnë me dinamiken e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe është konstatuar që vendkalimin Cemi i Trieshit- Grabon (Zatrijebaçka Cijevna –Grabon) duhet hapur kah fundi i korrikut të këtij viti, është kumtuar nga MPB.

“Në këtë takim është konstatuar që vendkalimi Cemi i Trieshit- Grabon i ndërtuar bashkarisht ne territor të Malit të Zi duhet të hapet sa më shpejt, e më së voni deri në fund të muajit korrik të këtij viti dhe që ky vendkalim do të kontribuon në zhvillim të ekonomisë turistike të Malit të Zi dhe të Shqipërisë dhe do ti zvogëlon kolonat në vendkalimet e tjera mes dy shteteve”, thuhet në kumtesë. Siç janë prononcuar nga MPB është konstatuar që përgatitjet për vendosjen e kontrollit të përbashkët kufitar në vendkalimin e ardhshëm kufitar Ckla-Zogaj po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe se ministritë e punëve të brendshme të dy vendeve me kohë do ta harmonizojnë tekstin e Draft protokolit mbi procedurat e realizimit të kontrollit të përbashkët kufitar.

“Ky takim ishte rast i mirë për shqyrtimin e mundësive të zgjerimit të kapaciteteve në vendkalimin e përbashkët Sukobinë-Muriqan ndërsa përfaqësuesit e Shqipërisë kanë raportuar qe janë duke u ndërmarrë aktivitete lidhur me sigurimin e mjeteve financiare për zgjërimin e kapaciteteve në këtë vendkalim kufitar”, thuhet në kumtesë. Është theksuar që vëmendje e posaçme i është kushtuar përgatitjeve për sezonin e ardhshem turistik, dhe se policitë kufitare të te dyja shteteve janë dakorduar që gjatë periudhës së ardhshme, në takimet e përditshme që do të mbahen në nivel lokal, do të analizohen dhe harmonizohen aktivitete mbi parimin e një ndalese, me qëllim tëthjeshtësimit të procedurës dhe të përshpejtimit të kalimit të kufirit në të dy drejtimet. “sa i përket kontrollave dhe të matjeve të koordinatave të shenjave kufitare të cilat mungojnë në vinë kufitare ndërmjet Malit të Zi e Shqipërisë, këto aktivitete do të vazhdojnë sipas procedurave të përcaktuara, është vendosur në këtë takim”, thuhet në përfundim të prononcimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi.

Exit mobile version