Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shqipëria drejt hapjes së kufijve

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha sot se pas datës 18 maj do të shihet mundësia për hapjen e kufijve, si të atyre tokësor ashtu dhe nga ajri, si pjesë e lehtësimit të masave shtrënguese të marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Zoti Rama i bëri këto komente gjatë një video konference me anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ndonëse ditët e fundit është vërejtur një rritje e rasteve të reja kahasuar me javën e shkuar, autoritetet shëndetësore thanë se ato mbeten në shifra që janë nën mesataren e parashikimeve të tyre për situatën kur ka nisur lehtësimi i kufizimeve.

Në 24 orët e fundit u shënuan 10 raste të reja në 4 zona të ndryshme të vendit, duke e çuar në 842 numrin e të prekurve. Ndërkohë vijojnë të rriten shifrat e personave të shëruar, gati 72 përqind e totalit. Mbetet thuajse në të njejtat nivele numri i të shtruarve në spitale, me 38 pacientë nga të cilët 7 janë në terapi intensive.

Ndërsa vendi po ecën përpara me heqjen graduale të kufizimeve, ekspertët theksojnë nevojën për fushata senibilizuese me qytetarët në mënyrë që të mos ketë anashkalim të rregullave të higjienës dhe distancimit fizik dhe social.

Exit mobile version