Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se prej ditës së nesërme në mesnatë të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus mikrobus dhe veturë, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Njoftimi i plotë:
? NGA NESËR, E DIELË 15 MARS NË MESNATË, ORA 00.00, TË GJITHA HYRJET TOKËSORE NË SHQIPËRI NGA MALI I ZI, KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT DHE GREQIA, DO TË MBYLLEN PËR TË GJITHË UDHËTARËT ME AUTOBUS, MIKROBUZ APO VETURË!
? KUFIRI TOKËSOR I SHQIPËRISË DO TË QËNDROJË KUDO I HAPUR VETËM PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE
? FRIKË ASPAK