Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shqipëria po tkurret e plaket, për herë të parë më shumë vdekje sesa lindje

Për herë të parë që kur në Shqipëri Instituti i Statistikave publikon statistikat e popullsisë, në një vit në Shqipëri ka pasur më shumë vdekje se lindje. Shtuar dhe fakti i ikjes së qytetarëve, në Shqipëri më 1 janar të vitit 2022 janë 1.3 për qind më pak banorë se një vit më herët.

Në Shqipëri për një vit janë regjistruar 27 mijë e 283 lindje, ndërsa numri i vdekjeve ishte për 3 mijë e 296 më i lartë, gjithsej mbi 30 mijë e 580.

Viti 2021 në Shqipëri u përcoll edhe me ikje të qytetarëve. Gjithsej 42 mijë persona emigruan.

Nga 12 qarqe vetëm njëri prej tyre ka regjistruar rritje të popullsisë dhe është pikërisht kryeqyteti, teksa 11 qarqet e tjera popullsia ka shënuar tkurrje. Uljen më të madhe të numrit të banorëve e kanë regjistruar qarku i Gjirokastrës, Beratit dhe Dibrës.

Krahas tkurrjes, popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta, pasi mosha mesatare ka arritur në 38.2 vjeç, nga 37.6 vjeç sa ishte.

Exit mobile version