Site icon PLAVA E GUCIA SOT

SHQIPTARËT E ISTRËS
TË LËNË NË HARRESË E MËSHIRËN E KOHËS

Hajrullah Hajdari

Shqiptarët kanë vuajtur  gjithmonë nga braktisja e popullatës/ Emigrimi është një plagë e kahmotshme ndër shqiptarët, është një epidemi mbarëkombëtare që ka prekur pothujse çdo prag shtëpie, çdo vendbanim e çdo rajon. Kjo plagë e pashërueshme, sot e kësaj dite, po merr përmasa shqetësuese me tendecë rritjeje. Fatkeqsisht, karvani i shpërnguljeve vazhdon e vazhdon dhe si pasojë vendet shqiptare po boshatisen, në disa raste edhe tërësisht. 

Pa dashur të mohoj levizjet e shqiptarëve nga një vend në tjetrin, me qëllim të kërkimit të kushteve më të mira jetësore, emigrimet e para të shqiptarëve kanë qenë, në shumicën e rasteve,  të kushtëzuara nga sulmet e zaptuesëve të ndryshëm, që nga koha e Ilirisë e deri tek okupimi sllav i tokave shqiptare. Emigrimet e para masive kanë ndodhur si pasojë e ndëshkimeve të Perandorisë Bizantine në shekullin XIV ( 1327,1333,1336) e të Perandorisë Osmane, që janë të shumta (shekulli XV-XIX). Natyrisht, kjo dukuri ka përfshirë edhe shqiptarët në Mal të Zidhe daton, së paku, që nga koha kur territoret bregdetare shqiptare i takonin krahinës së Arbërisë Venedikase (Albania Veneta), kur shqiptarët migronin drejtë brigjeve bregdetare të Italisë dhe Dalmacisë.

Historiografia shqiptare i ka kushtuar kujdes të veçantë dhe ka shënuar pothuajse me përpikshmëri emigrimet e shqiptarëve nga territoret e Krajës (brigjet e liqenit të Shkodrës) në shekullin XVIII, drejt Dalmacisë dhe vëndosjen e tyre në qytetin bregdetar të Zarës. Mirëpo,  edhe pse migrime të shqiptarëve drejt bregdetit dalmatin ka pasur, siç cekëm më lart, që në shekullin XV, historiografia shqiptare këto migrime nuk i ka shënuar fare ose i ka përmendur shumë pak. Pra, i ka lënë në harresë ose në mëshirën e kohës për t’u fshirë për gjithmonë nga kujtesa jonë.

Migrimi i shqiptarëve drejt Dalmacisë ka gjasa që të jetë bërë në grupime të vogla ose individuale. Rasti i parë i migrimeve në grupe në Dalmaci është vendbanimi Arbanija në ishullin Çiovo afër Trogirit, në shekullin XV, ndërsa rasti i dytë është migrimi i shqiptarëve në Istra të Kroacisë, në shekullin XVII.  Kësaj rradhe do të paraqesim disa të dhëna për vendosjen e shqiptarëve në vendbanimin PEROI (PEROJ) në Istra të Krocisë, pasi për rastin e parë kamë shkruar disa artikuj.

                                                         Pozita gjeografike e Peroit në Istra

Peroi, është një fshat i vendosur  në jugpërendim të Istrës, në Qarkun e Pulës, në anën veriore të qytezës  Fazhana, afër 1000 m larg nga deti. Ky lokalitet fillimisht banohej nga fiset ilire liguret, histret dhe liburnet, ndërsa sllavet u vendosen këtu në fund të shekullit VI. Po ashtu këtu, kohë pas kohe (më heret edhe më vonë) kanë jetuar edhe fise të ardhur nga Moreja e Greqisë. Në fundvitet e shekullit XVI dhe gjsmën e parë të shekullit XVII, Istra u sulmua nga një murtajë shfarosëse dhe si pasojë, shumë vendbanime në Istra, pra edhe vendbanimi Peroi, pothuajse mbeten pa banorë. Në vitin 1644 Peroi  mbeti vetëm me 3 banorë. Republika e Venedikut kishte shprehur interesim që vendbanimet e shfarosura në Istra të popullohen përsëri. 

Gjendja ekonomike dhe politike në territorin e Arbërisë Venedikase nuk ishte e mirë. Kushtet e jetesës vështirësoheshin nga dita në ditë. Zëri se venedikasit, pas murtajës, pranonin ardhacak për të populluar Istrën u përhap me shpejtësi edhe në Arbërinë Venedikase. Kështu një grup prej dhjetë familjesh shqiptare nga territori i sotëm i Malit të Zi, u nis drejt Istres dhe mbërrijti atje më 21 korrik të vitit 1657. Ato u vendosën në vendbanimin tani të quajtur Peroj (Peroi). Së bashku me këto dhjetë familje shqiptare, në Peroj u vendosen edhe pesë familje malazeze. Të gjitha familjet (shqiptare dhe ato malazeze) i përkisnin fesë ortodokse. Malazezët e arritur në Peroj, në 365 vitet e kaluara, me krenari e rujten identitetin e tyre fetar dhe kombëtar. Ndërkaq, për fat të keq, fati i këtyre shqiptarëve nuk dihet, nuk është ruajtur nga e kaluara e tyre asgjë dhe sipas të gjitha gjasave janë asimiluar.

Ndërësa historiografia malazeze dhe ajo serbe pretendojnë dhe vërtetojnë se të gjitha 15 familjet ardhacake të ardhura në Peroj kanë qenë familje malazez nga Crmnica, historiografia shqiptaren heshtë, edhe pse shumica e tyre ishin shqiptarë.

Po si është e vërteta?!

Duke folur për shqiptarët, Aleksa Bogosavleviq, në faqen 12 të librit të tij “Mbi Arnautet” (O Arnautima) botuar në Nish në vitin 1897, ndër të tjera thekson: “Vendbanimi i tretë dhe më i vogli prej 500 frymësh gjendet në siujdhesën e Istres, në fshatin Peroj (Lugina e Arnauteve), e cila nga Pula është dy orë udhëtim.Këta këtu i ka vëndosur Republika e Venedikut me dekretin e saj. Atëherë prijës i tyre ka qenë Miko Draçkoviq. Atae kanë ruajtur veshjen e tyre popullore dhe adetet e veta, flasin shqip, por të gjithë ishin të fesë ortodokse”. Pra, dihet se shqiptarët e Peroit plotë 240 vjet nga emigrimi i tyre, e  flisnin gjuhën shqipe, por për ata nuk u interesua askush.  Historiografia shqiptare heshti dhe hesht akoma, sikur mos të kishte ndodhur asgjë!   

Por, dokumenti më i rëndësishëm i cili flet për përkatësinëshqiptare të familjeve të vendosura në Peroi është pa dyshim “Dokumenti (Statuti) i Perojt” në bazë të të cilit ardhacakëve u është ndarë toka.  Këtë dokument për herë të parë e ka bë të ditur dhe e ka publikuar Giovanni Andrea Dalla Zonca, në artikullin »Notizie riguardo a Peroj« (Lajme rreth Perojt), botuar në gazetën »L’Istria« në vitin 1852, pra 45 vite para Bogesavleviqit. Në një pjesë të këtij dokumenti, i përkthyer, sigurisht, në gjuhën serbe nga Fran Barbaliq, inspektor austro-hungarez i shkollave, në vitin 1933, ndër të tjera thuhet: AD+  26 nëntor 1657. “Zotëriut më të shquar dhe më të respektuar Girolamo (Jeronim) Priuli, për Republikën e Shquar të Venedikut, kapetanit Raspo. Duke e përbushur obligimin që më është dhënë nga Senati i Ducalit, më 27 korrik që kaloi, për vendosjen e familjarëve në vendin ku do t’i pelqente Kryepriftit të ndëruar Misho Braikoviqit, me 10 familje shqiptare dhe priftit kryesor Mikel Lubosina, me 5 familje, gjithsejt 77 frymë të ardhura nga Mali i Zi, një vend Turk, si nënshtetas besnikë e të devotshëm të Republikës shumë të ndritshme (Venedikut).  Duke pasur informata të sakta, se vendi më  i përshtatshëm do të jenë ai që ka qenë më parë vendbanim, në pronësi publike, i quajtur Peroi, i shkretuar dhe i pabanur prej shumë vitesh….me toka të papunuara, gurishte, i mbushur me therra, të lëshuara, pa zotërim nga dikush”… (L’ill.mo et ecc. mo sig Girolamo Priuliper la Ser. ma Repubblica di Venezia, Capitanio di Raspo.Eseguendo le commissioni che tiene dall’ ECC.mo Senatoin Ducali 21 Luglio passato in Provinzia in un sito che pareseproprio  a. S.E. il Capo Micho Braicovich con dieci famigliealbanesi, et il Capo Prete Michiel Lubosina con famiglie cinque, che in tutti sono anime  settantasette venute da Montenegro  paese Turchesco, come fedeli sudditi alla devozione dellaSer.ma Repubblica. Avendo pertanto esata informazione, chemen proprio, e comando sara il sito, et loco che fu gia Villa di ragione pubblica detta Peroi deserta  et disabitatamolti anni…. con Terreni incolti,sassosi, spinosi, dereliti, abbandonati, e senzail possesso d’alcuno.). Pra, është e qartë se shumica e familjevetë vendosura në Peroj  ishin shqiptarë ortodoksë. Por për këtashqiptarë nuk u kujdes askush, ato u harruan, mbase nga harresaedhe u asimiluan. Përkundrazi, shteti i Malit të Zi nuk i harroi asnjëherë, madje u kushtoi kujdes të veçantë. Ekzistojnë mbi100 punime shkencore për malazezët e Perojt (vetëm për 5 familje) dhe shumë libra të botuara në kohë të ndryshme. Ndërkaq, nuk më është e njohur se kemi ndonjë libër të botuarapo punim shkencor për këto shqiptarë, tani më të humbur.Malazezët e Peroit, edhe sot e kësaj dite, janë të organizuar, kanë shoqëri kulturore-artistike dhe përdorin alfabetin e tyrecilirik. Për fatin e shqiptarëve të Peroit nuk dihet asgjë, janë aty, u asimiluan  apo….! Sidoqoftë, dokumentet e përmendura, pordo të ketë edhe shumë të tjera, dokumentojnë ekzistencën e shqiptarëve në Peroi. Dihet së paku, se duke folur gjuhen shqipe, 250 vite janë identifikuar si shqiptarë. Malazezët ishin shumëmë pak në numër se sa shqiptarët, por i qendruan kohës, edhe sot ata me krenari deklarohen si malazezë. Po krenaria shqiptare kuna mbeti?! 

Është e dhimbshme që shteti shqiptar dhe shqiptarët nëpërgjithësi të mos shfaqin interes për shqiptarët kudo që atajetojnë! Edhe shqiptarët e emigruar në Arbanas të Zarës nukishin të shumtë në numër, por ata e ruajtën identitetin e tyrekombëtar, falë edhe interesimit të individeve dhe institucioneveshqiptare. S’ka dyshim se rasti i shqiptarëve të vendosur nëvendbanimin Arbanija dhe Peroi dhe lënia e tyre në harrësë dhemëshirën e kohës, dëshmon mosfunksionimin e mosinteresimine institucioneve shqiptare për bashkkombësit e vet. Mbase jemishumë dhe s’na duhen ata pak! Rasti i malazezëve të Peroit dhekujdesi i historiografisë malazeze ndaj tyre, duhet të merret sishembull i mirë se si duhet të kujdesemi për pjestërët e kombittonë, sadopak që janë e kudo që janë. Akademitë e ShkencaveShqiptare (Shqipëri e Kosovë) duhet t’i nxisin studiuesit tëndryshëm që të  studiojnë e zbulojnë  vendbanime shqiptare, sidomos në bregdetin dalmatin dhe të Istres, të shpetojmë çkamund të shpetohet, ani pse  një pjesë të madhe të tyre e kemihumbur dhe ata janë asmiluar tashmë! 

Kamë bindjen se në Peroi duhet të ekzistojnë gjurmëshqiptare edhe sot e kësaj dite. Ato duhet gjurmuar dhe studiuarme vëmendje.

Exit mobile version