Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shqiptarët në Plavë-Gucisë, filluan aksionin humanitar për të ndihmuar Shqipërinë (foto)

Shqiptarët në Plava dhe Gucia, filluan sot mbledhjen e të hollave për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

 Mbledhja e të hollave është duke u bërë në Plavë, pranë Shtëpisë së Kulturës, si dhe në GUCI në lokacionin METRO Caffe Bar,  ku janë të vendosura kutitë për donacione.

Në shkresën e organizatorëve nga Plava dhe Gucia, i bëjnë thirrje të gjithë bashkëvendësve që të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor i cili goditi Shqipërinë, duke shkaktuar shumë viktima dhe dukë lënë mijëra njerëz pa kulm mbi kokë.

“Ndihma juaj, sado e vogël qoftë, ka vlerë të jashtëzakonshme, që edhe ne nga Plava e Gucia t’i bashkohemi karvanit humanitar”, thuhet në shkresën e organizatorëve.

Siç, theksojnë, mjetet e mbledhura do të dorëzohen në Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë.

Në bazë të njoftimeve të fundit përkrahja për  këtë aksion humanitar  po vazhdon, ndërkaq emocionuese ishte ardhja e vogëlushëve të shkollës fillore në Guci që simbolikisht dhuruan nga 50 cent për vëllezërit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.         

Për çdo informatë mund të kontaktoni:

Shaban Prelvukaj +382 69 727 013

Asdren Çelaj +382 69 679 214

Dardan Qosaj​ +382 67 877 227

Ali Kukaj +382 69 298 283

Exit mobile version