Më në fund është zbuluar se kush e ka porositur piktorin Agim Gecaj nga Tuzi ta pikturojë gjeneralin e Dukagjinit, Ramush Haradinajn me të vëllanë e tij, të vrarë në shpinë, Luanin.
Redaksia e web faqes “Plava e Gucia Sot” e ka kuptuar nga kontaktet me piktorin dhe adhuruesin e arteve se ky është një shqiptar i cili jeton në Detroid të Amerikës, i cili quhet, Zef Lulgjurgjaj.
Ne nje postim Zefi nder te tjera shkruan me sa vijon:
Postimi i plotë:
S’pari po ju them se nuk e
kisha leht me lshua Malsin e me dal shtalb i ri n’Detroit, mu nda prej
vandlindjet me fillua jetën e re.
Ishte 1985 kur mora rrugët e largëta, por me bani mirë, sepse largimi nga
Malsia, zgjoi tek unë edhe ma shumë dashuninë ndaj atdheut.
Rinia m’kaloi tue mbajt n’gji mallin për atdheun e robnuem, dhe gjithçka që
ndodhte atje, mbjellte mall e nostalgji n’zemren time.
Me luftën e kosovës, filloi edhe angazhimi im intenziv n’jetën politike.
Familja Jashari dhe Haradinaj zgjuen ndjenjen e patriotizmit të çdo shqiptar,
pra edhe tek unë personalisht.
Por nga të gjithë herojt e gjallë, Ramushi la kujtime te pashlyeme n’zemren
time, e sidomos ajo natë kur e bajti n’shpinë vlla Luanin, prej Krumes deri
n’Has.
Ai rrefim i tij i asaj nate, do t’mbetet përgjithmonë i shenuem n’zemrën time.
Por deshta ta ngjalli edhe n’pikturë, qe t’mos harrohet, prandaj me kërkesën
time e angazhova piktorin ( Agim Gecaj ) që t’a pikturoi Ramushin me vlla
Luanin n’shpinë.
Kjo ne njifar dore ishte dhurata ime per heroizmin e tij gjatë luftës.
Por mos harrononi, se unë jam iniciatori i vetëm që i bana ftesë para dy vitësh
për manifestimin e Malsisë Madhe me rastin e 6 Prillit që u realizua sivjet.
Kjo asht n’pika t’shkurta veprimtaria ime atdhetare këtu n’Michigan dhe
simpatia ime ndaj gjeneral Ramush Haradinaj.
Me respect Zef Lulgjuraj Detroit
Michigan 23/7/2019