Site icon PLAVA E GUCIA SOT

SHTATORJA E SKËNDERBEUT NË QENDËR TË ULQINIT

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendos në rrethrrotullim, në qendër të qytetit, tek ndërtesa e Komunës së Ulqinit.

Këtë lajm për Portalin Ul-info e vërtetoi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar.

Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Përndryshe, ai në Ulqin kishte shtëpinë, të cilën pas vdekjes së tij në vitin 1468 e trashëguan kushërinjtë e tij.

Exit mobile version