Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Si u mashtruan shqiptarët për të luftuar për Turqinë në Betejën e Çanakalasë

Beteja e përgjakshme të Çanakalasë, në mes dy ushtrive jo të barabartë në numër dhe armatime, në njërën anë armata e bashkuar të Antantës (anglezë, zelandezë, australianë, etj), në anën tjetër Divizoni 19 i ushtrisë turke i përbërë kryesisht nga shqiptarët e Rumelisë, të mobilizuar shumica me dëshirë e pjesërisht me forcë, nën komandën e Mustafa Qemalit.

Rreth betejës së Çanakalës deri tani nuk është shkruar. Përjashtim bëjnë vetëm: Prof. Dr. Gazmend Shpuza, Dr. Ibrahim Krosi, Nexhip Allpari, Kopi Kyçyku, Patrik Konrosi, H. Amstreng e ndonjë tjetër, por në të shumtën e rasteve në formë vetëm përshkruese.

Ngushtica e Dardanelëve, është kanali i hollë dhe i gjatë detare, që ndan Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka histori mijëvjeçare e mbushur me plotë mite e legjenda.

Në këtë ngushticë shtrihen gjithashtu edhe brigjet e Gadishullit të Galibolusit në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike, nga më të lashtat deri në kohrat më të reja. Këtu është Troja legjendare (Lufta e Trojes rreth viteve 1235-1225 p.e.s., në mes akejëve helenë dhe Trojanëve dhe aleatëve të saj, Paionëve, Dardanëve, etj.

Për këtë rajon gjeo-strategjik ndër shekuj u thurën mite dhe legjenda që flasin për një periudhë të gjatë rreth 3.500 vjeçare.

Këtej kanë kaluar persianët në fund të shek. VI p.e.s. e në fillim të she. V p.e.s. Leka i Madh prej këtu filloi fushatën ushtarake pushtuese në vitin 334 p.e.s. Këto vise i pushtuan romakët në shek. II p.e.s. dhe pas ndarjes së perandorisë Roamke në vitin 395 e.s. nga Perandori Teodosi I, hyri në përbërje të Perandorisë Bizantine.

Më vonë në shek. XV, në këtë vend, ku, Sulltan Mehmeti II – Fatihu, themeloi qytetin e Çanakales, ku në vitin 1915 Mustafa Qemali, Komandant i Divizionit 19 të Armatës së Turqisë arriti një fitore të shkëlqyeshme, kundër armatave të Antantës dhe prej këtu filloi karrierën e tij të shkëlqyer e të pasur ushtarake dhe më vonë atë shtetërore.

Duke pasur sukses të plotë në Betejën e Çanakales, më vonë bëhet edhe reformues më i madh i Turqisë dhe e mori emrin Ataurk (Babai i Turqisë).

Divizioni i 19 i Armatës së Turqisë në Betejën e Ç anakales komanduar nga Mustafa Qemali sipas dëshmive të studjuesve dhe historianëve përbëhej kryesisht nga shqiptarët.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Në kujtesën tonë Beteja e Çanakales, ndër vite nëpër dasma dhe ndeje të rastit, këndohen këngë thurur me mjeshtri nga raspodi popullor mbi këtë betejë, ku në mes tjerash thuhej: “Në mes Çanakales me plot shelgje…Ka dalë Qemal Pasha, ushtrinë e ka mbledhur”.

S’ka pikë dyshimi se është njëra ndër këngët e shumta thurur nga raspodi popullor me tematikë luftarake dhe për ne shqiptarët shumë e preferuar.

Më në fund, ne i kemi një mori këngësh të tilla folklorike dhe të traditës sonë historike. Fillimin e Luftës së Parë Botërore, Fuqitë e Mëdha e nisën për qëllimet e veta për t’i zgjeruar kufijtë e tye apo për pushtimin e tokave të reja.

Këtë e bënin si Anglia, Franca, Italia e Rusia, ashtu edhe Gjermania e A- H., ndërkaq Turqia ishte aleate e dy fuqive të fundit (Gjermanisë e Austro-Hungarisë).

Në fillim të Luftës së Parë Botërore, Mustafa Qemalin e gjeti atashe ushtarak në Sofje. Në këtë kohë Turqia si aleate e Gjermanisë e Austro-Hungarisë, hyri në luftë më 2 shtator 1914, ndërsa Mustafa Qemali, e ndiqte situatën me vëmendje ngjarjet e luftës në fronte të ndryshme.

Pikërisht për këtë Qemali kërkonte me këmbëngulje të merrte pjesë në luftë, kurse përgjigja nga Porta e Lartë ishte negative. Kjo e detyroi Mustafa Qemalin që të bëjë kërkesë me ndërhyrjen e shokëve në Ministrinë e Luftës për të plotësuar dëshirën.

Më në fund e emëruan në Shtabin Divizionit të 19 të sapoformuar të Armatës turke e stacionuar në Tekirdaj, në Rumelinë Lindore. Lajmin e shumëpritur Mustafa Qemali e mori më 02.II.1915, dhe brenda një kohe të shkurtër u kthye në një division me një forcë që do të ishte goditëse dhe do të luante rol të dorës së parë në Çanakale, e përbërë kryesisht nga shqiptarë të mobilizuar pjesërisht me forcë, që kishin migruar në Turqi pas Luftës së Parë Ballkanike 1912-1913, të cilët do të sulmonin ushtrinë e Antantës (anglezë, françezë, australianë, zelandezë, haitjane, etj) në agimin e 25 prillit 1915, e pozicionuar me 16 divizione në grykën e Dardanelëve.

Mustafa Qemali iu besua Divizioni i 19 i Armatës turke për ta komanduar, e cila u vendos në pjesën Jugore të Siuidhesës së Galipolit, prej nga dëshironte të hynte në Galipol. Krerët e xhonturqve në Stamboll kishin për qëllim ta hiqnin nga kjo detyrë Mustafa Qemalin, sepse ky vendi kishte pozitë tepër të rëndësishme gjeo-politike e ushtarake.

Por, ky qëndrim i turqve të ri, ndeshi në kundërshtimin e ushtarëve, të cilët një zëri i thanë “JO”- sepse Komandanti i tyre ishte i shkëlqyer dhe trim.

Nga ky përcaktim, turqit e ri u detyruan të tërhiqen, sepse ishin të gabuar në qëndrimet e tyre minuese e joparimore. Mustafa Qemali që ishte i prirur për luftë dhe njohës i mirë i atyre vendeve, nuk ia ndante sytë asaj ngushtice që ishte e gjatë dhe e gjërë dhe përfshinte tokat e Rumelisë perëndimore dhe shkonte paralelisht me bregdetin e Anadollisë.

Para syve të Qemalit shihej qytetit i bukur i Çanakales, dhe në jug të saj shtriheshin rrënojat e Trojes së famshme, vend poashtu strategjik, vend ky ku armiqtë (trupat e Antantës) mund të vendoseshin aty.

Dhe nuk vonoi shumë komanda e ushtarëve të Antantës nisi zbarkimin e trupave të tyre dhe po ecnin në thellësi dhe sa për ç‘orientuar truqit u vendosën në Anaburun dhe në Çanuk Bair, me qëllim që të mos dinin destinacionin (qëllimin) e tyre kryesor.

Për këtë do t’i jep urdhër të tre divizionet turke të mos hynë në betejë pa mos vendosur ai, përball 16 divizioneve të Antantës.

Nga ana tjetër, Mustafa Qemali, duke qenë një strateg ushtarak i spikatur, shumë më i gjinshëm dhe i shkathtë se gjenerali gjerman Liman Fon, gjykoj se goditja kryeosre e ushtrive të Antantës do të përqëdrohej në Çanak Belin, dhe paritur forcat e veta i futi në betejë.

Kjo betejë qe e tmerrëshme gjatë tërë natës, deri në mëngjesin e ditës tjetër, kur forcat e Antantës u detyruan të kthehen në pozicionet fillestare.

Fitorja në këtë betejë e inkurajoi Mustafa Qemalin, i cili edhe personalisht u bind se ka vepruar drejtë.

Nga kjo disfatë e madhe e ushtrisë së Antantës, ato në vazhdim bënë përpjekje dhe u përgatitën për një sulm të ri.

Nga ana tejtër ushtria turke, nën komandën e Mustafa Qemalit, po merrte guximin më të madh, duke parë, gjithmon fitoren sa më të afërt dhe simpatia ndaj strategut Mustafa sa vinte e shtohej nga ushtarët e tij.

Komanda ushtarake e Antantës duke e humbur këtë betejë, nisi një organizim të ri për një luftë dhe fitore. Kështu më 7 gusht të vitit 1915, komanda e ushtrisë aleate vendosen pa humbur kohë që ta pushtojnë Galipolin, dhe menjëherë edhe vet Stambollin dhe vendet tjera strategjike.

Për këto kishte njohuri edhe Mustafa Qemali, i cili pa humbur kohë ndërmerr masat për të forcuar pozicionet. Të dy palët kundershtare kishin një objektiv të përbashkët, dhe atë, për të zotruar dy pozicionet kryesore , pra dy fshatrat që kishin një emër Anafarta, sepse kush arrinte qe të merrte këto dy vende strategjike e kishte të sigurt fatin e fitores së luftës në vazhdim.Komanda e ushtrisë së Antantës i freskonte dhe i forconte trupat e veta, duke sjellur forca të reja dhe të freskuara , e sidomos material luftarëve përmes rrugës detare me anijet e tyre.

Armata turke e dislokuan në këtë rajon nuk mund të lëvizte nga istikamet e veta,sepse armikun me mortaja pandërprerë gjuante me predha pozicionet.

Mustafa Qemali i kishte urdhëruar ushtarët turq të mos dilnin nga istikamet për të ndërmarrë ndonjë sulm eventual.

Nga ana tjetër ai, personalisht shkonte nga istikami në istikam, për të koordinuar me oficerët e ushtarët si dhe për të ngritur moralin e tyre me fjalet :“Ne luftojmë për vatan , për prindërit, për fëmijët dhe për vëllezërit tonë, dhe se lufta jonë është e drejtë dhe zoti me na ndihmu, ndërsa armiqtë as zoti nuk i do, sepse ato luftojnë në një tokë të huaj.Ato nuk kanë moral lufte.

Ushtarët e tyre janë mobilizuar me dhunë, pa dëshirën e tyre dhe se fitorja është qintë për qintë e jona. Pra unë do të nis i pari sulmin.

Në momentin kur unë do të shkrepi me pistolet, ju të gjithë sikur me qenë një trup i vetëm do të hidheni në pozicione e armikut”. Dhe nuk vënoj shumë.

Mustafa Qemali del nga istikamet dhe pasi bën disa hapa përpara nxjerrë pistoletën dhe gjuan në ajr dhe në të njejtën kohë bërtet me të madhe: “Përpara pas meje”. Të gjithë ushtarët dhe epronët e tyre nisën drejt armikut, të cilët u frikësuan aq tepër dhe pa humbur kohë nisën të tërhiqën në panik pa urdhër.

Një javë pas humbjes së Çanak Bair, zoti Jan Hamilton (Komandant i armatës së Antantës në Galipol) ishte lidhur me Kitçener, ministrin e Luftës, duke lajmëruar dështimin e tij në Dardanele. Jo vetëm që turqit tani ishin superior nga numri dhe nga rezervat, por ato kishin fituar epërsinë morale ndaj trupave të rinj.

Ndërsa befasia tani do të mungonte, ai do të kishte nevojë për nja 100 mijë ushtarë të tjerë për të rifilluar sulmin. “Ne jemi ngritur kundër Armatës Kryesore turke” përfundoi ai, “që po lufton me trimëri dhe është e komanduar mirë”.

Në betejet për Galipolin Mustava Qemali në mënyrë të përkryer kishte shfrytëzuar befasinë, terenin dhe njohjen e ushtarit turk.

Vite më vonë, për këto luftra një historian zyrtar britanik shkruante: “Rallë në histori mund të ketë ndodhur që forcat ushtarake të një divizioni të vetëm të kenë ushtruar, në tre raste të ndar, kaq thellë një ndikimi jo më në rrjedhën e një beteje por, ndoshta në fatin e një fushate dhe madje edhe në fatin e një kombi”.

Në këtë mënyrë pas luftave të pandërprera, në 19 dhjetor 1915 forcat e Antantës u larguan tërësisht prej Çanakalasë duke humbur rreth 253.000 ushtarë.

Drejtori i Muzeut në Çanakale në 2011 njofton shkurtimisht me Betejën Çanakalesë, në të cilën gjetën vdekjen ose janë vrarë afro 500 mijë njerëz.

Ai në vazhdim shtoi se është kryer një punë e madhe me formimin e Muzeut sepse ketu janë mbledhur dhe ruhen fakte për këtë betejë, me qëllimin që të respektojmë deshmorët dhe të gjithë ata që luftuan aty, njëkohesisht të bëjmë me dije njerzimit se çfar pasojash tagjike sjellin luftrat, të cilët dëshiroi ai, kurrë të mos përsëriten.

Gjatë gjithë asaj pasdite që na shoqeronte na njoftoi detalisht lidhur me Betejën e lavdishmete Çanakalasë. Duke ecur aleave të varrezave të ushtarëve të rënë, përndryshe jashtëzakonisht të rregulluara dhe të mirëmbajtura, shpesh në gurët e tyre lexonin edhe emrat e qyteteve: Manastir, Ishyp, Ipek, Prizren , Ohri, Vlorë , Elbasan, Kumanova, Presheva, Gjakova etj.

Duhet theksuar edhe një fakt i rrallë: gati të gjithë shqipëtarët e rënë në këtë Betejë kanë qënë të moshës shumë të re.Nuk mund që të mos pyetemi në vete se si u gjetën një ,numër i madh shqiptarësh në këtë betejë, duke pasur parasysh faktin se ajo u zhvillua në vitet 1915, kurse Turqia tanimë pothuajse ishte tërhekur nga Ballkani, pas Luftes së Parë Ballkanike.

E gjithë kjo nuk mund të na lejoj indiferentë, flet se historia dhe kultura jonë sa është e pasur dhe e lavdishme aq është edhe e dhimbshme dhe tragjike. Duke pasur vëmendjen ashtu te mbishkrimet e varreve, në një moment me zë të ulët i them ciceronës, se nga një numër i madh të rënë në këtë betejë kemi të drejtë të themi, se ajo është edhe e jona, kurse ciceronja, duke pohuar me kokë se keni të drejtë dhe shtoi se edhe vetë Ataturku e ka verifikuar pjesëmarrjen e popullit shqiptar në këtë betejë.

Është për të theksuar se varrezat, pothuaj pushonin në lloj lloj lulesh, ku donimnojnë karafilët e kuq. Kolonat e gjata të vizitorëve bëjnë homazhe ushtarëve të rënë të Aleancës të Antantës dhe te atyre të vendit.

Kjo padyshim e prish qetësinë e amshueshme të atij lokaliteti dhe krijon një gjallëri nga vizitorët e të gjithë vendeve të botës, pëshpëritjet, komentimet, fotografimet etj. Në mënyrë të veçantë na bën përshtypje portreti i derdhur në bronze i një ushtari turk, i cili po i ndihmon ushtarit kundërshtar të plagosur, për t’ia shpëtuar jetën.

Kjo te përkujton ndjenjën humane se edhe në çastet ku je ballafaquar me armikun duhet të sillet si njeri. Pasi përfunduan vizitën në Parkun Kombëtar dhe në Muzeun në orët e vona të natëse morën rrugën e kthimit, të mbushur plot emocione për këtë betejë.

Exit mobile version