Malsia e Madhe, duke qene ne skaj te truallit shqiptar, u godit heret nga vala e serbizimit. Pa perjashtuar edhe faktore te tjer, kryesore ishte qenia e gjysmes se saj ortodokse e lidhur me kishen serbe. Malsoret ortodokse benin krushqi kryesisht me malazeze. Gruaja futi ne shtepi gjuhen e huaj. Lale Drekali, udheheqesi i Kucit (shek. XVII) e ndau gruan e tij shqiptare katolike e u martua me nje malazeze.
Keshtu iu cel rruga serbizimit te Kucit. Shembullin e Drekalit e ndoqen edhe te tjeret. Gojedhenat malazeze tregojne se me ane te martesave u serbizuan Bratonishiqet, Nikiqet e Pejoviqet ne Llazorce, Bubiqet etj. Faktorit fetar i duhet shtuar edhe ai politik – administrativ. Ne kushtet e sundimit osmane malsoret ortodokse dora – dores u bashkuan me Malin e Zi, jo aq nga joshja fetare, por per te gezuar pavarsi me te madhe. Gjate shek. XVIII – fillimi i shek. XIX procesi i serbizimit perfundoi ne Vasoviq, Piper, Palbardh, Bratonishiq, Kuc e tjer.
Kjo popullsi megjithese e serbizuar nuk e njohu veten per mslazeze, vazhdoi te perdore emrin Malsi e malsore, por tashme te perkthyer ne serbisht “Brida” e “Brigjani”. Emri Berda se pari duket ne nje dokument venedikas te virit 1687.
Serbizimi i plote ne Berde perfundoi ne kuadrin e shtetit modern malazez me ane te dhunes e te vrasjeve te malsoreve katolike e atyre ortodokse te panenshtruar. Me 1856 Mirkoja, vellai i Princit, hyri me forca te medha ne fshatin Kosor te Kucit, banoret e te cilit ishin malsore shqiptare ortodokse, ku preu deri kokat e femijeve ne djep.
Gjate viteve 1877 – 1878 malazezet pushtuan bajraket Rahoje, Triesh, Koje e Fundana e fshatra te Kucit te Poshtem dhe fushen e Zetes. Disa vite me vone, kur i vizitoi kto vise M. E. Durham ka shkruar “Pashe nje serbizim te vrazhde ne proces. Veshja shqiptare u ndalua dhe mbajtja e kapices malazeze qe e detyrueshme”. Kufijte politik te Malsise se Madhe ndryshuan perseri me vone, duke e ngushtuar krahinen. Ne Konferencen e Ambasadoreve te Fuqive te Medha, Londer 1913, Tuzi, Gruda dhe pjesa me e madhe e Hotit iu dhane padrejtesisht Malit te Zi.
Nga: prof. dr. Kahreman Ulqini (Shkoder)