Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Situatë shqetësuese epidemiologjike në Ulqin, koronavirusi ka prekur punëtoret e shumë sektorëve

Të ndëruar qytetar,

Situata epidemiologjike me Covid 19 në territorin e komunës tonë është shumë shqetësuese.  Koronavirusi se fundi ka prekur dhe puntorët e arsimit, policisë, shëndetesis dhe sektoreve te tjerë  Andaj ju bëjme thirje që të zbatojmë masat  e Trupit Koordinues Nacional dhe  Shtabit  të Mbrojtjes  dhe Shpëtimit.   Vendosja e maskave dhe distanca sociale duhet rrespektuar me përpikmeri.   Pronarët e bareve dhe  restoranteve duhet ti përmbahen orarit të punës dhe rregullave të parapara.  Duhen shmangur ceremonitë e kremteve dhe morteve . Ndaj atyre  që nuk i zbatojne rregullat  do te merren masa ndëshkuese .  Ju bëjme thirje për bashkëpunim dhe të ruajme shëndetin e të gjithëve.

Komuna e Ulqinit.

Exit mobile version