Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Skandaloze, Mali i Zi kërkon largimin e shtatores së Dedë Gjon Lulit në Bardhaj

Shtatorja e Dedë Gjon Lulit, pranë shtëpisë së tij në Bardhaj është vendosur në vitin 2019.

Siç shkruan gazeta Pobjeda, Ministria e Kulturës së Malit të Zi, në nëntor të vitit 2019 kishte refuzuar të jepte pëlqimin e saj për ngritjen e shtatores së Dedë Gjon Lulit.

Avokati i Komunës së Tuzit Ëngjëll Gojçaj kërkoi nga Gjykata e Lartë një rishikim të jashtëzakonshëm të vendimit të Gjykatës Administrative që refuzoi kërkesën e Komunës së Tuzit për anulimin e vendimit të Ministrisë së Kulturës.

Më 3 qershor të këtij viti, Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e Komunës së Tuzit, duke theksuar se Ministria e Kulturës vendosi drejtë kur refuzoi kërkesën për dhënien e pëlqimit për ngritjen e memorialit.

Sipas Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, ngritja e memorialit të Dedë Gjon Lulit nuk plotëson kushtet e parashikuara me Ligjin për Memoriale, sepse nuk është në përputhje me dispozitat e Nenit 10. Sipas Komisionit për Memoriale në Ministrinë e Kulturës, gjatë Luftës së Parë Botërore, Dedë Gjon Luli kishte bashkëpunuar me autoritetet Austro-Hungareze dhe veproi kundër forcave aleate, në mesin e të cilëve ishte edhe Mali i Zi.

Një vendim i tillë gjithsesi është i padrejtë dhe anti-shqiptar. Mali i Zi është shtet qytetarë, atëherë ai duhet të respektojnë figurat historike të të gjithë popujve që jetojnë në të. Nëse janë të ndaluara figurat shqiptare që vepruan për interesa të veta kombëtare, atëherë njëjte duhet të veprohet edhe ndaj figurave malazeze e popujve tjerë, të cilët vepruan në interesa të veta dhe kundrejt interesave tona. /MALESIA.ORG/

Exit mobile version