Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Sokol Kolgjini zbërthen Minishengenin, i ngjashëm krejtësisht me Traktatin e Enver Hoxhës me Titon (video)

Kryetari i Shoqatës së Biznesit në Kukës, Sokol Kolgjini, ka thënë se pika e parë e asaj marrëveshje ndërmjet Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës ishte bashkimi doganor. Pastaj, barazimi i lekut me dinarë.

“Krijimi i shoqërive të përbashkëta për shfrytëzimin e mineraleve, ujërave shqiptare. Shfrytëzimi i gjithçkaje shqiptare”, ka shpjeguar Kolgjini.

Sipas tij, efekti ishte negativ në aspektin ekonomik dhe kombëtar. Ishte zhvleftësuar për disa herë leku për 12 herë. Dhe, në atë kohë, tregu shqiptar ishte blerë nga jugosllavët.

“Në çdo zyrë në institucionet shqiptare ishte një përfaqësues jugosllav”, ka deklaruar ai.

Kolgjini ka treguar se ajo marrëveshje kishte rrënuar edhe idenë për t’u marrë me problemin e shqiptarëve të Kosovës.

Ideja e Minishengenit ballkanik ndërmjet vendeve të Ballkanit ka nisur në Samitin e Novi Pazarit ku nuk kishte marrë pjesë Kosova. Pastaj, kjo ide ka shkuar tutje në Ohër të Maqedonisë, ku Edi Rama kishte lëshuar akuza në drejtim të Kosovës për vetëpërjashtim. Madje, Rama akuzoi liderët kosovarë se po refuzojnë të bëhen pjesë e nismave rajonale që shkojnë në favor të Ballkanit.

Në Kosovë e kanë akuzuar Ramën se po tenton të ringjallë Jugosllavinë e re. Madje, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi kanë thënë se një ide e tillë ka vdekur.

Albin Kurti kishte thënë se Edi Rama është ngutur kur ka pranuar të marrë pjesë në këto Samite pa Kosovën dhe pa u themeluar institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Exit mobile version