Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Sot në SHBA vdiq veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Ramiz Llapatinca

Komuniteti shqiptaro – amerikan humbi një veprimtar te devotshëm te tij. Ramiz (Dalip) Llapatinca i cili  jetoi dhe veproi në New York dhe New Jersy të SHBA-së vdiq sot  në moshën 70 vjeçare.

Veprimtaria e  tij atdhetare dhe si një intelektual i kompletuar dhe si artist i mirëfilltë ka qenë gjithmonë udhërrëfyes për shumë gjenerata te emigrantëve të rinj në SHBA.

I ndjeri Ramiz ka qenë kryetar i Klubit patriotik “Jusuf Gërvalla”  ne New York. Si udhëheqës i klubit “Jusuf Gërvalla”, Ramizi udhëhoqi gjatë viteve të 80-ta shume aktivitete të fuqishme anti jugosllave për të mbështetur kauzën e drejtë kombëtare shqiptare dhe demaskimin e politikes serbosllave në SHBA.

Përndryshe,  Ramiz Llapatinca ishte intelektual i kompletuar dhe piktor i mirënjohur në këtë pjesë të SHBA-ve.

Portali “ Plava e Gucia Sot” i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit, miqëve dhe mbarë komunitetit shqiptar ne SHBA   për humbjen e këtij personaliteti të shquar duke e ndarë dhimbjen e thellë të përbashkët.

Esad Gjonbalaj

 /Plava e Gucia Sot

Exit mobile version