Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Stoltenberg telefonon Vuçiqin: NATO e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës

Stoltenberg fton Kosovën e Serbinë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë.

Pas zhvillimeve në veri të Kosovës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter Stoltenberg ka thënë se me Vuçiqin kanë folur për tensionet e krijuara së fundmi në veri të Kosovës.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

“NATO  është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin që ia ka dhënë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, ka shkruar tutje Stoltenberg.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka biseduar të martën edhe me kryeministrinë  Kosovës Albin Kurti.

Stoltenberg pas telefonatës me Kurtin ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

Exit mobile version