Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Sulmohet ambasada amerikane në Podgoricë

Zbardhet identiteti i terroristit që sulmoi Ambasadën Amerikane në Mal te Zi

(E plotësuar) – Policia dyshon se Dalibor Jaukoviç (43-vjeçar), është personi që hodhi bombën në oborrin e ambasadës amerikane gjatë natës së mbrëmshme dhe pastaj vdiq në një shpërthim tjetër, raportojnë mediat malazeze.

Jaukoviç ka jetuar në Podgoricë dhe është i lindur në Kralev Serbi.

“Nuk ka viktima të tjera në shpërthim, dhe motivi është ende i panjohur”, raportojnë mediat.

Një person i panjohur hodhi një pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, konfirmoi Qeveria e Malit të Zi.

Sulmi ndodhi në orët e para të ditës së sotme, thuhet në njoftimin e postuar në Twitter.

“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version