Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd

Lajmi i publikuar sot rreth sulmit të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd është konfirmuar nga diplomaci të ndryshme në botë.

Kësisoj, Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë ka lëshuar informacion rreth sulmit të Ambasadës në Serbi.  

“MEPJ e Shqipërisë ka dhënë informacion qarkor për gjitha Ambasadat e Shqipërisë në botë”, thonë burime tona.

Mjetet shpërthyese janë hedhur në objektin e Ambasadës në Beograd dje (e mërkurë) rreth orës 18:40.

Përpos dëmeve materiale, për fat të mirë nuk kishte lëndime në njerëz.  Ambasada në fjalë udhëhiqet nga diplomati, Ilir Boçka.

Exit mobile version