Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Sulmon Mustafën dhe Thaçin, Osmani: E rrezikuan Kosovën dhe raportet me miqtë tanë kur e nënshkruan Asociacionin

E para e shtetit, Vjosa Osmani ka folur për marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për çfarë ka akuzuar ish-kryeministrat Thaçi dhe Mustafa. Ajo gjithashtu ka deklaruar se Serbia me Rusinë po e rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe BE-ja duhet të reagojë

Osmani  ka theksuar se Kosovën dhe raportet me miqtë ndërkombëtar i rrezikuan shumë ata që e nënshkruan marrëveshjen.

Ajo tha se marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministri Thaçi më 2013, dhe pastaj më 2015 Isa Mustafa e nënshkroi marrëveshjen, e cila parashihte Asociacion me kompetenca ekzekutive.

E para e shtetit në Kanal 10, ka theksuar se në lidhje me Asociacionin do ta zbatojnë vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“A e ka ditur Isa Mustafa se po e nënshkruan një dokument që është ndesh me Kushtetutën, dhe kësisoj ka theksuar hajt se ndoshta Gjykata Kushtetuese e rrëzon”, tha Osmani për Kanal10.

Ajo ka folur edhe për rolin rus në Ballanm duke thënë se Serbia me Rusinë po e rrezikojnë stabilitetin rajonal, dhe BE-ja duhet të reagojë

“Kur një shtet si Serbia me Rusinë rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rusë në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë.”

“Kemi takime javore me kryeministrin dhe flasim për të gjitha dhe sa i përket aksionit në veri edhe pse ndërmorën masa të shpejta isha e informuar”, tha Osmani.

Exit mobile version