Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Takim i rëndësishëm në Komunën e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Komunës, z. Fadil Kajoshaj, dhe Sekretaren e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj, priti sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Shkëlqesinë e saj, znj. Judy Rising Reinke.

Gjatë takimit u diskutua për tema me rëndësi për zhvillimin e Komunës së Tuzit, me theks të veçantë mbi mundësitë e bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-së në Mal të Zi.

Exit mobile version