Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Të burgosurit politikë të Plavë Gucisë: Muzli Ramë Hakaj dënimi i ti dhe historia e kurthave të UDB-së (dokument)

Muzli Hakaj u lind me 20. 09 1960  në fshatin Hakaj Komuna e Plavës. Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në Pejë, ndërsa studimet universitare i beri ne Fakultetin Teknik dega e Industrisë se Drurit ne vitin 1979/80  ku edhe u  diplomua  në vitin 1984/85. Me përfundimin e studimeve Muzliu ishte  kthyer për t’i kontribuar vendlindjes së tij Plavë e Gucisë. Pas kthimit në vendlindje ishte punësuar në Kombinatin e drurit “Bor” të Plavës në vitin 1985 si drejtues i kombinatit për përpunime finale të drurit. Në këtë kohë kur ishte punësuar në Kombinatin “Bor”, Muzliu ishte i vetmi inxhinier i Përpunimeve Finale te Drurit në tërë regjionin e veriut të Malit Zi. Menjëherë si i punësuar dhe intelektual shqiptar Muzliu vëren diskriminimet dhe shovinizmin serbo – malazez ndaj shqiptarëve. Duke parë diskriminimin e vazhdueshëm vëren se në këtë kombinat problem kyç ishte fakti të jesh shqiptar dhe intelektual.

Për ta kuptuar sa më mirë diskriminimin konstant dhe presionin se ku qëndronte fati dhe të drejtat e shqiptarëve në këtë kohë ne Plave Guci gjegjësisht në vitet e 80-ta mjafton të përmendet fakti se në në listat e këtij kombinati  nga 350 punëtorë sa ishin gjithsej të punësuar nuk figuronte asnjë shqiptar i punësuar nga tërë Plava e Gucia.

Si duket barra e diskriminimit kishte rënë për te thyer akullin shekullor mbi peshën intelektuale dhe fizike te këtij malësori fisnik me ermin Muzli Ramë Hakaj. Nga të gjithë te punësuarit 80% e tyre ishin serb dhe malazez një absurd i llojit te vetë kur dihet se serbet ne komunën e Plavës nuk përbenin as 15% të popullsisë, te tjerët te punësuar ishin boshnjakë dhe një gjysmë  shqiptare e asimiluar me mbiemrin Vuçetaj e cila iu ishte bashkuar me serbet për te akuzuar Muzliun si armik i Jugosllavisë dëshmon edhe gjate procesit gjygjesor së bashku me katër serb te tjerë .

Historiku i familjes së Muzliut ishte ai shkasi thelbësor që presioni mbi të të ishte i vazhdueshëm dhe perfid. Gjyshi i Muzliut – Niman Uka Hakaj ishte pushkatuar nga komunistet së bashku me 6 bashkëluftëtarë  ballistë të tjerë kaçakë në Bjeshkë të Zabelit afër Plavës në vitin 1946.

Pushteti së bashku me kuislingët e tyre duke pasur hale ne sy këtë intelektual të ri dhe sportist të dalluar dhe me arritje të mëdha në artet marciale në tërë  Jugosllavinë e asaj kohe  bënin çmos për t’i  bërë kurtha dhe skenare të ndryshme për arrestimin e tij. Ne vitin 1987 Muzliu u arrestua nga UDB-ja nën akuzën për propagandë armiqësore dhe ishte mbajtur nën hetime  për katër muaj e 22 dite në burgun e Bjellopoles dhe siç e përshkruan Muzliu ishte kishe qenë i ngujuar në qelinë famëkeqe Nr-3. Më vonë e kishte kuptuar se po në këtë qeli ishin dergjur edhe kushërinjtë e tij për dënime politike : Binak Ulaj dhe vëllezërit Demë dhe Naser Ulaj. Në burgun e Bjellopoles Muzliu ishte torturuar në mënyrë çnjerëzore sepse asnjëherë nuk i kishte pranuar akuzat e trilluara dhe të fabrikuara nga UDB-ja

Pas hetuesisë ishte dënuar me dy vite burgim dhe ishte dërguar për vuajte te dënimit në burgun e Shpuzhës afër Podgoricës.

Akuzat ndaj tij thirreshin në nenin 133 dhe 136 të ligjit të Jugosllavisë titiste,  nene këto famëkeqe në bazë të te cilëve ishin dënuar shumë të burgosur politik shqiptar.

Foto e bërë në Vuthaj para burgosjes se Muzliut gjat inxhizimit te filmit ROJET E MJEGULLES ne Vuthaj

Muzliu akuzohej se kishte arsyetuar, mbrojtur dhe përkrahur me deklarimet e veta rastin e Paraqinit në Serbi, ku sipas deklaratave të pushtetit, ushtari shqiptar Aziz Kelmendi  gjatë shërbimit ushtarak kishte vrarë katër dhe plagosur pesë ushtarë të Ushtrisë Jugosllave. Kjo vrasje ka mbetur enigmë edhe sot, si duket ka qenë i planifikuar dhe i inskenuar i agjenturave serbosllave për qëllime të tyre te ndyra për krijimin e mundësisë për hakmarrje ndaj shqiptarëve.

Pas daljes nga burgu Muzliu ishte kthyer sërish ne “burgun kolektiv” në Plavë e Guci ku diskriminimi nga kuislingët dhe agjenturat e tyre kishte  vazhduar edhe pas vuajtjes se dënimit.

Sot  Muzli Hakaj jeton dhe vepron në Norvegji dhe ushtron profesionin e farmacistit. Edhe pse larg nga vendlindja dhe thotë se “malli dhe dashuria ndaj Plavë e Gucisë është arsyeja e vetme që  ma prishë edhe gjumin e natës”.

ESAD GJONBALAJ

Muzli Rame Hakaj tani.
Exit mobile version