Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Të dashur miq të Faqes Plava e Gucia Sot

U jemi mirënjohës për konsideratat dhe vlerësimet tuaj për çdo gjë qe pasqyron faqja Plava e Guci Sot. Vlerësimet tuaja janë shumë domethënëse për angazhimin dhe përkushtimin tonë.  Faqja Plava e Gucia Sot është urë lidhëse në mes të trevës tonë Plavë e Gucisë dhe botës shqiptare, është dritare e informimit për plavë guciasit, dhe mbi të gjitha është burim i informimit i pavarur në politikën redaktuese.

Po ashtu përveç në fb ne kemi edhe web faqen https://plavaeguciasot.com/  që më përkushtim dhe profesionalizëm ne jemi në çdo ambient plave-gucias dhe gjithandej trevave dhe botes shqiptare me bashkëpunëtor te shumet nga vendlindja dhe kudo qe ka plave-gucias ne mabr globin.

Në mesin e shumë vlerësimeve për Faqen po ndajmë me ju disa vlerësime të bëra në formë komentesh për çdo gjë që reflekton faqja Plava e Gucia Sot

 

Naser Ferri

Faqe shume e qëlluar qe tashme është bere ure e krijimit dhe mbajtjes se lidhjeve mes Plave e Gucisë dhe trojeve tjera etnike shqiptare. Po ashtu faqe përmes se cilës janë promovuar e realizuar dhe po realizohen shume projekte kombëtare. Kështu kultivohen patriotizmi dhe vlerat kombëtare. Te lumtë Esad Gjoni për angazhimin e punën e deritashme. Të uroj suksese ne te ardhmen! Respekt nga dera e Ferrajve!

Se bashku jemi me te forte!

 

Ramiz Lushaj

Tungjatjeta o Esad Gjonbalaj, te faleminderoj për fjalët e tua te mira dhe ju shpreh konsiderata te larta me vlerësime meritore për portalin tuaj “Plava e Gucia Sot”, e cila është “Dera e Pare” e lajmit te fundit për krahinën e Plave-Gucisë ne trojet e veta etnike dhe ne shtetet shqiptare ne Ballkan, ne diasporat shqiptare ne bote.me te mira Tung Ramiz Lushaj.

 

Naim Balidemaj

Një portal i mrekullueshëm. Pune e mbare dhe me interes jo vetëm për Plave e Guci por për tere boten shqiptare!

 

Shkembi Shkrepi

Faqe e shkëlqyer e cila shkrepe shkëndijat për dritën e plote te një te nesërme te afërt edhe për Plave-Guci. Ju urojmë pune te mbare dhe suksese ne vazhdën e punës tuaj te çmuar!

 

Halit Haxhiu

Faqe shume e qelluar:

Po c’tu deshten pyet malesorja shtegtarin ?

Jo asgjë, vetëm isha kurreshtar te dëgjoj fjalët e një Malësoreje, qe po i vlejka shtate burra dhe u largua shtegtari duke i thënë u pafshim me hajr

Exit mobile version