Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Tema dhe dilema: MENTALITETI I TË NËNSHTRUARIT

Angazhimi i individëve apo intelektualëve të guximshëm  për të ndryshuar gjendjen në favor të popullit përkatës, mbetet aspiratë e vazhdueshme  në fusha të ndryshme shoqërore. Në këtë aspekçështje të veçantë paraqesinpjesëtarët e popullit të ndarë, ku shqiptarët në Mal të Zi,paraqesin rast për hulumtim, sepse kemi të bëjmë më të drejta të kufizuara si më parë në monizëm  edhe tash nëpluralizëm. Dëshmi e një konstatimi të tillë kemi  fushën e arsimit në gjuhën shqipe, sepse në praktikë janë programët mësimore e tekstët shkollore të imponuara, që  janë në kundërshtim me barazinë qytetare e nacionale sipas  standardëve demokratike europiane 

Nail  Draga 

Nëse i bëhët një retrospektivë pozitës dhe statusit të shqiptarëve në Mal të Zi del qartë se kemi të bëjmë me sfida të vazhdueshme për të mbijetuar. Ishte koha e krizës politike e shoqërore, ku shqiptarët vazhdimisht ishin të rrezikuar. Ndonëse pas Luftës së Dytë Botërore u  hapen shkollat në gjuhën shqipe, më pas u paraqiten pengesa të natyrave të ndryshme, sepse shkollimi ishqiptarëve nga ana e pushtetit nuk shihej me simpati. Ishte pikërisht pushteti i kohës, që punoj në unifikimin e shkollave në gjuhën sllave, duke mbyllur shkollën në gjuhën shqipe siç ishte viti 1956/57 në qytetin e Ulqinit, e gjetiu në viset shqiptare Mal të Zi. 

Kemi të bëjmë pikërisht me  kohën e hegjemonizmit shtetëror e udhëhequr me mentalitetin kolonialist, ku kundër shqiptarëve realizoheshin skenarë të ndryshëm, sepse bëhëj presion special,ku përveç politikës së asimilimit  bënte pjesë edhe emigrimi idhunshëm, që si qellim final ishte spastrimi etnik i hapësirës etnogjeografike shqiptare në ish Jugosllavi.

Imponimi i programëve mësimore

Të gjithë jemi dëshmitar se në shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi si në monizëm edhe në kohën e pluralizmit është mohuar identiteti në lëndët e identitetit kombëtar. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë më programe shkollore unitare të imponuara  e poashtu edhe tekse shkollore  nga autorësllavë  të përkthyera në shqip. Në këtë aspekt përjashtim bën vetëm teksti shkollor  nga gjuha shqipe. Si të tilla këto tekstejanë të përshtatshme vetëm për nxënësit në gjuhën sllave e jo për nxënësit shqiptar. Pra, kemi të bëjmë më mohimin e të drejtave për nxënësit shqiptarë që të mësojnë për identitetin e tyre kombëtar sidomos për lëndët e identiteit kombëtar siç janë historia kombëtare, kultura muzikore, dhe arti figurativ. 

Ndonëse një veprim i tillë është në kundërshtim me të drejtat e garantuara më Kushtetutë(neni 79) dhe standarde ndërkombëtare europiane, pushteti në Mal të Zi nuk ka treguar gadishmëri për ndryshime pozitive në këtë drejtim, për të realizuar në praktikë barazinë qytetare e nacionale edhe për shqiptarët në këtë mjedis. 

Do të ishte e logjikshme që në një mjedis demokratik çdo kërkesë e cila është në favor të barazisë nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi që nuk cenon të tjerët duhet të jetë e pranueshme për  pushtetin në këtë mjedis. Por, në Mal të Zi ende mungon kapaciteti demokratik i pushtetit duke mbetur peng i paragjykimeve ndaj shqiptarëve si në kohën e monizmit  edhe pse kanë kaluar tre dekada në pluralizëm(!?). 

Dështimi i partive politike të shqiptarëve

Çështja e  arsimit në gjuhën shqipe në periudhën e pluralizmit  ka mbetur pa realizimin e objektivave,  përkatësisht nuk është avancuar sipas kërkesave të ligjshme të shqiptarëve. Në këtë aspekt subjektet politike të shqiptarëve, këtë çështje e kanë cekur sidomos në fushatat zgjedhore sa për të thënë por konkretisht nuk kanë bërë asgjë, nga del se ka munguar serioziteti dhe guximi profesional për të trajtuar këtë çështje. 

Ndonëse përfaqësuesit e tyre ishin pjesë e pushtetit qendror(1998-2020), në fushën e arsimit kanë dështuar, sepse asnjëherë  nuk kanë trajtuar çështjet programore arsimoresidomos nga lëndët e  identitetit kombëtar. Dhe nga një gjendje e tillë nxënësit shqiptar në shkollat më mësim në gjuhën shqipevazhdojnë të mësojmë për të tjerët e jo për vetën, që të përkujton vendet koloniale. Në këtë aspekt teksti mësimor nga lënda e historisë dhe kulturës muzikore është dëshmi autentike e një konstatimi të tillë.

Në lidhje më këto çështje shqiptarët nuk janë konsultuar asnjëherë nga resori arsimor qeveritar, sepse ata nuk trajtohen si partner, por iu imponohen programet mësimore dhe tekstet shkollore, nga del se deri më tash mungon vullneti i pushtetit për ndryshime cilësore në fushën e arsimit. 

Pasi dallohën nga gjuha, historia, kultura  dhe prejadhja etnike shqiptarët si popull autokton janë të veçantë në mozaikun e popujve në Mal të Zi, andaj duhet të kenë të drejta të posaçmearsimore, në favor të mbrojtjës dhe zhvillimit të identitetit kombëtar në një mjedis multinacional sipas standardëve ndërkombëtare.

Pikërisht duke marrë parasysh këtë realitet arsimor, ka qenë e udhës që partite politike të shqiptarëve në këtë mjedis të angazhohen ne arritjen e memorandumit të   bashkëpunimit me ministritë e arsimit në Shqipëri e Kosovë që do të ishte në favor të arsimit në gjuhën shqipe në këtë mjedis. Mos angazhimi I tyre në këtë drejtim dëshmon mungesën e guximit për tu ballafaquar më çështjet e identitetit kombëtar sipas standardëve ndërkombëtare. Çdo deklarim politik në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse partite politike nacionale mbrojtjen dhe avancimin  e çështjës kombëtare duhet ta kenë  mision të përhershëm programor.

Tekste të dëmshme për shqiptarët

Nëse rastësisht do të pyesësh nxënësit shqiptar në shkollë me mësim në gjuhën shqipe për ndonjë datë, ngjarje apo personalitet nga historia apo kultura shqiptare do të zhgënjehësh shumë, sepse  ata nuk kanë përgjigje pozitive. Dhe arsyetimi më i shpeshtë është se nuk na mësojnë mësimdhënësit sepse këto çështje nuk janë paraparë me program  shkollor. Madje cekin se tekstet shkollore janë nga autorë sllav të cilët janë për shkollat në gjuhën sllave, ndonëse  janë përkthyer në shqip dhe si të tillë nuk kanë të bëjnë fare me historinë dhe traditën shqiptare. Kemi të bëjmë pikërisht me tekstet shkollore nga lënda e historisë dhe kulturës muzikore, si për shkollë fillore dhe të mesme, që janë të papranueshëm dhe të dëmshëm për ne shqiptarët, sepse arsimohen nxënës pa identitet kombëtar. 

Madje për vite më radhë  na është imponu  si virus një padituri duke u  bërë shprehi e kohës   me pasoja të mëdha  sot dhe në të ardhmën. Sepse, kemi të bëjmë me politikën arsimore e cila për ne shqiptarët  është e papranueshme duke qenë dëshmi  e mentalitet e të nënshtruarit edhe në periudhën pluraliste, që është absurd për kohën tonë!

Politizimi i arsimit 

Në rrethana të krijuara shoqërore edhe në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale edhe pse periudha e pluralizmit ka ofruar mundësi të mëdha të prezantimit të vleraveidentitare. Por, jemi dëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më të ulët shoqëror, sepse në këtë profesion me ndonjë përjashtim të rastit janë orientuar studentet më të dobët. Ndërsa nga ana tjetër, drejtimi i shkollave është politizuar maksimalisht, duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasysh vlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës.

Me përjashtim të rastëve të veçanta në këtë aspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar disponim dhe angazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnë programet mësimore, të cilat për ne shqiptarët janë të imponuar. Një qendrim i tillë oportunist jep për të kuptuar se të ata ende vazhdon qasja psikologjike e kohës së monizmit, përkatësisht imentaliteit të nënshtruarit, duke mos marrë nisma në këtë drejtim. Deri më tash nuk kemi pasur rast të degjojmë  apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim si nga mësimdhënësit apo të aktivit profesional, për të njoftuar opinionin e gjerë. Në këtë aspekt nuk kanë më pak përgjegjësi as prindërit sepse ka munguar reagimi i tyre për çështjet programore dhe përmbajtjët e teksteve shkollore, që i përdorin fëmijet e tyre. Sepse asnjë prind nuk mund të qendrojë indiferent kur fëmisë së tij imohohet edukimi dhe identiteti kombëtar, në emër të gjoja shtetit të qytetarëve. Pikërisht nga programi  dhe tekstet e tilla shkollore nxënësi shqiptarë është inferior ndaj të tjerëve sepse mëson pothuaj çdo gjë për të tjerët e asgjë për vetën, që është absurd për kohën tonë dhe më pasoja tek popujt e ndarë në mjediset   multinacionale.

Më heshtje nuk ndryshohet gjendja

Duke qenë dëshmitar se edhe në pluralizëm sistemi arsimor nuk ofron  barazi  për të gjithë qytetarët  në edukim  e identitet kombëtar ku rast tipik janë shqiptarët në Mal të Zi, mbetët obligim i yni intelektual për të ofruar modele të pranueshme për të eliminuar diskriminim arsimor sipas standardëve demokratike ndërkombëtare sikurse në vendët multinacionale e multikulturore. 

Përfundimisht, nëse vazhdojmë  të  jemi të heshtur apo statist  vetëm për qëllime personale gjendja e jonë  nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjegjësia bie mbi të gjithë por në veçanti në ata  që janë përfaqësues të zgjedhur të shqiptarëve në këtë mjedis, sepse arsimi në shqip, nuk është çështje personale apo partiake por faktori bazë i mbrojtjës së identitetit tonë kombëtar.                

(6 tetor 2021) 

Exit mobile version