Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Tërmet i fuqishëm në Greqi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në verilindje të Florina në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri.

Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 2 kilometra.

Ndërkaq, sipas raportimeve greke, në orën 22.53, në të njëjtën zonë pasoi një tërmet tjetër me magnitudë 4.1 ballë.

Ende nuk ka raportime për dëme eventuale nga tërmeti.

Exit mobile version