Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Tërmet në Pejë dhe Istog

Pejë 6 Mars 2018

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot në ora 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitude 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III1/2 ballë të Merkalit,

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 8 kilometër në veri-lindje të Pejës, respektivisht në koordinatat 42.739 (latituda) dhe 20.335 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 8 kilometër.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit Pejës. Deri më tani Rrjeti Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

Exit mobile version