Taulant Binxhia, nga Rinia Kosovare Evropiane ka bërë thirrje për raportimin e llogarisë në Facebook të gazetarit britanik, Graham Phillips, i cili doli hapas se po bën fushatë kundër Kosovës dhe luftës së UÇK’së
Binxhia ka kërkuar që të bëhen sa më shumë njerëz dhe t’ia raportojnë faqen në Facebook, në mënyrë që gazetari në fjalë të mos ketë mundësi që aty të shpërndajë propaganda kundër Kosovës.
‘’Shoke e shoqe ky personi ne foto eshte duke bere propagande kunder Kosoves dhe paguhet nga sherbimi Informativ ruse. Menyra per mi ndalu kete gje eshte te raportojme ne Facebook qe ky person mos te kete te drejte te postoj me gjera te tilla. Menyra qysh mi bo raport eshte e ilustruar me foto. Linku i faqe se gazetarit te vetshpallur eshte ne koment. Shperndaje!! P.s ketij personi ju ka blloku Tëiteri per arsye te njejta’’.