Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Tmerri i burgjeve serbe – Salihu: Njëfarë Lutfiu më çoi në katin e pestë, ma fikën dritën, aty ishin disa vegla

Ish- burgosura politike, Salihe Salihu, ka treguar për tmerret që ka përjetuar në kohën sa ishte marrë nga policia në kohën kur ishte ende shumë e re në moshë. Fillimisht ajo tregon që ishte ndaluar për një kohë të shkrutër, pasi nuk e zbuluan shoqëria e të tjerët që ishin arrestuar dhe burgosur. 

Ajo është falënderuese që shumica e atyre personave që ishin bashkëaktivist kishin shpëtuar me dënime të lehta, por përsëri ajo tregon për tmerret që kishte përjetuar dhe kishte parë në stacionin e policisë. 

“Më marrin dhe më dërgojnë lartë. Ishte nifar Lutfiu që më mori nën hetime. Më shtijnë me një dhomë. Kanë qenë dy tavolinë të hekurta dhe kanë pasur vegla të ftohta. Thika, kaçavida e të tjera. Ka qenë një kamerë. Aty del njëri ishte pa flokë. Sillet aty pari dhe kur del e fikë dritën dhe më lë aty një gjysmë ore. Por mu ka dukur shumë kohë. Nuk e dija se cfarë di të ndodhte. Por pastaj erdhi dikush e më tha që të kthehem. Kam dëgjuar bërtima nga dhoma të tjera”, tregon ajo në emisionin Pressing në T7. 

“Sa i përket brenda burgut. Kam qenë në kohën kur ka qenë Trendelinë Lubishtina, Ajshe Gjonbalaj dhe të tjerë që kanë qenë nën hetime. Por na kanë maltretuar. Vetëm kanë dëgjuar se kemi folur diçka, na kanë goditur me grushta. Kanë qenë ato rregullat e tyre. Pastaj kur i sillnin ato që ishin nën hetime, ka qenë trishtuese se sa të dhimbsen ato. Gjatë kohës sa ne ishim në burg janë kohe se të ligshtojnë, por në fakt më kan dhënë forcë më të madhe. Si kam dalur kam kërkuar riorganizim. Nuk jam dorëzuar fare”, shtoi Salihu

Exit mobile version