Kahreman Ulqini, TOLERANCA FETARE E SHQIPTARËVE NË ZIGZAGËT E
HISTORISË, Botoi:FIORENTIA, Shkodër, 2016
Studiues profileve të ndryshme shkencore të cilët janë marrë me raportët e
ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e
veçantë tek kombi ynë.Fjala është për tolerancën fetare, qe lidhet me besimin.
Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me
fe të ndryshme
Nail Draga
Dihet historikisht se besimi tek shqiptarët fillon me Ilirët, ku nga paganizmi përmes
romakëve pranuan krishtërimin në shek.IV, ndërsa më pas me ndarjën e Krishtërimit në
vitin 1054, shqiptarët i përkasin Bizantit, përkatësisht ortodoksizmit, ndërsa nga shek.XV, e
më pas me paraqitjen e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, pjesa më e madhe e
shqiptarëve kaluan në islamizëm. Ishin këto periudha të veçanta, me plot intriga, presione
dhe kushtëzime të ndryshme, ku për të mbijetuar shqiptarët ishin të detyruar t´iu
përshtatën rrethanave të kohës.
Konvertimi në kontekst të kohës
Andaj, edhe dukurinë e konvertimit në fe të kohës duhet kuptuar në kontekstin kohor, për
arsy politike e etnike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje kemi raste të shumta nga klasa
politike e kohës. Tashmë dihet se Balshajt në vitin 1369 nga ortodoks kaluan në katolik,
pastaj ngjajshëm vepruan edhe Skurajt, Muzakët e Zahariajt. Ndërsa sipas rrethanave
politike Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, ishte katolik si aleat i Venedikut më 1407,
ortodoks si aleat i Stefan Llazareviqit më 1419-1426, mysliman si aleat i Muratit II më
1430-1438 dhe vdiq si katolik më 1443.Rastet e tilla te asaj kohe por edhe më pas janë të
mjaftueshme për të kuptuar tolerancën fetare e cila vazhdimisht ka qenë dhe mbetet
preokupim i studiuesve të profileve të ndryshme shkencore.
2
Pikërisht në lidhje me këtë çështje, studiuesi i njohur i etnologjisë Kahreman Ulqini kohë
më parë opinionit i paraqitet me librin Toleranca fetare e shqiptarëve në zigzaget e
historisë, botuar nga Fiorentia, Shkodër, 2016.
Autori çështjen e tolerancës e trajton në kompleksin e organizimit të vjetër shoqëror të
shqiptarët, duke filluar me familjen fshatare, dokeve, duke e mbyllur me popullsinë
qytetare dhe trajtimit të veçantë në shqiptarizëm. Në pjesën e dytë vend të rëndësishëm
zën shtojca, e cila sjell argumente nga çështjet e trajtuara nga vise të ndryshme shqiptare,
që janë dëshmi të pakontestuara, për tolerancën fetare në kohën përkatëse.
Temë komplekse
Duke parë se kemi të bëjmë me një temë komplekse me një periudhë të gjatë kohore autori
me të drejt konstaton se hulumtimet rreth tolerancës fetare të shqiptarët patjetër duhet
që argumentet dhe analizat e të dhënave dhe metodat e punës të jenë të afërta me ato të
disa disciplinave shkencore si historia, etnologjia e sociologjia.Vetëm në këtë mënyrë
mund të arrihet në përfundime te qendrueshme shkencore, ndaj një teme e cila është
intriguese për studiuesit e profileve te ndryshme shkencore.Po ashtu një qasje e tillë është
me e pranushme edhe për studiuesit e huaj, të cilët këtë çështje e kanë pothuaj të panjohur
sa e si duhet, sepse shqiptarët janë model për botën bashkëkohore sa i përket tolerancës
fetare, si pjesë e vetëdijës kombëtare gjatë shekujve.
Sfidë ndaj paragjykimeve
Autori në këto botim na sjell episode të ndryshme që tregojnë tolerancën fetare të
besimeve të ndryshme, kryesisht katolikë e musliman, nga krahina të ndryshme
etnografike shqiptare por edhe qytete më të kaluar të bujshme historike sikur ishte
Shkodra. Ishte kjo ndjenja e solidaritetit të gjakut dhe etnisë për të përballuar rrethanat e
kohës.Veprimet e tilla ishin sfidë edhe ndaj elementëve të ndryshëm konfliktuoz të cilët
kishin paragjykime të ndryshme apo ishin në shërbim të strukturave të huaja në hapësirën
shqiptare. Edhe pse në themel të shoqërisë shqiptare me natyrë konservatore, qendronte
parimi i ruajtjës së traditës, ku toleranca fetare mbeti si kod i pranimit të te tjerëve
fetarisht,mos fyerjen e besimit të tyre, respekt për praktikat e shfaqjet publike,
bashkëjetesë normale në familjet me dy besime dhe pa paragjykime fetare në bashkësi të
ndryshme shoqërore. Ishin këto tipare të ngulitura me shekuj në vetdijën e shqiptarëve,
dukuri kjo e cila na bën të mburremi në krahasim me popuj të tjerë të cilët janë fetar me
fanatizën ekstrem sikurse janë ortodokset fqinjët tanë të cilët si në të kaluarën dhe në ditët
tona janë intolerant ndaj çdo kishe apo riti tjetër duke qenë përsekutues të vazhdueshëm
nacional.
3
Shqiptarët model për popujt tjerë
Me këtë botim përveç konsultimit të
literaturës profesionale
selektive, autori dëshmon se gjatë
hulumtimeve të tia gjysëm
shekullore ne terren rreth organizimit
të vjetër shoqëror e të drejtës popullore
të shqiptarët, ka mbledhur një
lëndë me vlerë shumëplanëshe
nga trashëgëmia e kultura jonë
popullore, ku toleranca fetare
paraqet një nder vlerat etnike me
sublime të popullit shqiptar.
Pikërisht kjo dukuri është hetuar
edhe nga të huajt të cilët kanë kanë
vizituar viset shqiptare nga
mesjeta e vonë e më pas. Madje ata
kanë qenë të befasuar me ketë qendrim
të shqiptarëve të cilët edhe pse popull
me tre besime, ishin dhe janë edhe sot model për popujt e tjerë.
Andaj duke marrë parasysh rëndësinë qe ka toleranca fetare për të sotmën dhe të ardhmën,
është për tu përshëndetur propozimi i autorit e qe një lëndë e tillë të mblidhet dhe të
botohet në një vëllim të veçantë, si vlerë autentike e trashëgimisë sonë kulturore ndër
shekuj. Një botim i tillë do të ishte si testament edhe për brezat që do të vijnë, duke
dëshmuar se shqiptarët kanë se me çka të mburrën, me një vlerë unikate e cila iu mungon
popujve të tjerë. Rastet e tilla janë të shumta, ku disa autori na i sjell episode apo
fragmente që kanë vlera autentike të tolerancës fetare.Andaj iu mbetet institucioneve
përkatëse shkencore që një propozim të tillë ta realizojnë në praktikë, sepse është obligim
moral dhe profesional për të kaluarën tonë gjatë zigzagëve të historisë, sepse ka ndodhur
ajo që është e shkruar.
Përfundim
Një botim i tillë do të ishte i obligueshëm jo vetëm për studiuesit dhe individët e pasionuar
pas trashëgimisë kulturore por sidomos për studentët e katedrave te ndryshme, ku
trajtohen çështje nga antropologjia e kultura popullore. Vetëm në këtë mënyrë toleranca
fetare do të mbetet pjesë e identitetit tonë kombëtar, si vlerë e veçantë e popullit tonë në te
4
kaluarën dhe në ditët tona.Dhe është pikërisht kjo tolerancë fetare e cila na shfaqet kudo në
të gjitha veprimtaritë e ndryshme shoqërore, duke dëshmuar në praktikë një dukuri me
vlera të mëdha sa shoqërore dhe kombëtare, duke na bërë unikat për popujt e tjerë në
botën bashkëkohore.
Madje ky është edhe mesazhi i këtij libri i cili do të jetë i domosdoshëm për historianët,
etnologët e sociologët si dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë njohuri për këtë
dukuri shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve, në të kaluarën dhe në ditët tona.
(Ribotohet me rastin e vdekjës së Kahreman Ulqinit (1935-2026) studiuesit, historianit e
etnologut të shquar shqiptar, i vlerësuar si një nga figurat më të respektuara të studimeve
albanologjike)

