Drejtori gjeneral në drejtorin e arsimit të popujve pakicë pranë Ministrisë së Arsimit, Marash Dukaj bën të ditur se janë siguruar 3 automjete të reja për transportin e nxënësve, për shkollat që mësimi realizohet në gjuhën shqipe.
Të nderuar miq,
Ministria e arsimit për buxhetin e vitit 2020 kishte planifikuar mjetet për të siguruar automjete për transportin e nxënësve kryesisht nga zonat rurale në Mal të Zi.
Më në fund kjo procedurë u përfundua dhe u nënshkruar kontrata me kompaninë fituese në prokurimin publik.
Me kënaqësi mund të Ju njoftoj që 3 automjete të reja “Citroen”, me kapacitet 18+1 do të ndahen për shkollat që mësimi realizohet në gjuhën shqipe:
1.Shkollës së mesme të përzier “25 Maji”-Tuz të
dedikuar për gjimnazistët e zonës rurale Triesh,
Fundna, Mali Kakarriqit…
2.Shkollës së mesme të përzier “Beqo Bashiq”-
Plavë
3.Shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq”-Guci