Ajo u ka porositur fëmijëve ëmbëlsira dhe shpejt, me arsyetim se duhet të shohë diçka dhe kthehet shpejt, thjesht është zhdukur
Nëna S. A., me prejardhje nga Kosova, i ka lënë të hënën, më 3 shtator, dy fëmijë të saj të mitur, djalin tre e vajzën 9 vjeçe në një ëmbëltore në Plavë dhe pastaj ka ikur. Ajo, pas braktisjes së fëmijëve ka ikur në Kosovë ku, siç supozohet, ndodhet edhe tash, transmeton gazetametro.net.
Mediet a Malit të Zi bëjnë të ditur ajo u ka porositur fëmijëve ëmbëlsira dhe shpejt, me arsyetim se duhet të shohë diçka dhe kthehet shpejt, thjesht është zhdukur. Fëmijët, në vaj e të frikësuar, janë gjetur rreth orës 14 para ëmbëltores, prej ku i kanë marrë zyrtarë të policisë dhe Qendrës për punë sociale. Meqë fëmijët janë prej baballarve të ndryshëm, ata policia i ka thirrur dhe i ka njoftuar për situatën, e pas kësaj i kanë marrë fëmijët dhe i kanë dërguar në shtëpi. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Qendrës për punë sociale e Plavës, Branka Djuric.